Fronti Europian: Falënderojmë çdokënd veç e veç që mbrëmë vulosën fitoren

Mbrëmë, BDI dhe Fronti Europian e vulosën fitoren e 24 prillit – Presidentin në ardhje dr.Bujar Osmani dhe fitoren madhështore të 8 majit – ditën kur koalicioni do të kalojë +20 deputetë”, thuhet ne komunikaten e Frontit Evropian.

“Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim falënderon të gjithë ata – dhjetëra mijëra djem e vajza, aktivistë të partive politike – pjesë e Frontit Europian, që ishin pjesë e tubimit të mbrëmshëm në Sheshin “Makedonija” në Shkup.

Përulësi për të gjithë që, me praninë Tuaj, dëshmuat se Maqedonia e Veriut do të ketë të ardhme të ndritur dhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është e pakthyeshme, ani se qarqet pro-ruse në vend e dëshirojnë të kundërtën.

BDI dhe Fronti Europian siguron të gjithë qytetarët – pa dallim etnie, që edhe pas 8 majit, do të vazhdojmë politikat proeuropiane bashkë me partnerët perëndimorë, BE-në dhe partnerin strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Garanci për këtë do të jetë përkushtimi i Presidentit dr. Bujar Osmani, i cili ka dëshmuar se di të udhëheqë institucionet më të rëndësishme të vendit. Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithëve – pa dallim, të mërkurën të rrethojmë numrin 4 dhe më 8 maj t’i japim goditjen e fundit bashkëpunëtorëve të Rusisë, të cilët dëshirojnë ta kthejnë vendin para vitit 2001”, mbyllet reagimi i Frontit Evropian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu