Trump synon të dërgojë forca federale në Chicago e New York

Pas Washington-it, presidenti republikan paralajmëron vendosjen e Gardës Kombëtare në dy metropolet demokrate
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se pas Washington-it do të dërgojë forca federale edhe në Chicago dhe New York, me qëllim – sipas tij – luftimin e kriminalitetit që e quan endemik në këto qytete të drejtuara nga demokratët.

Aktualisht, mbi 1 mijë e 900 trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në kryeqytet dhe sipas Pentagon-it do të armatosen së shpejti për të mbështetur policinë lokale dhe agjencitë federale.

Trump, i cili ka ndërtuar platformën e tij politike mbi luftën ndaj emigracionit dhe krimit, tha se qytete si Chicago janë “kaos” dhe se banorët po i kërkojnë ndihmë qeverisë federale.

Ai akuzoi kryebashkiakët demokratë për paaftësi dhe premtoi se administrata e tij do t’i bëjë qytetet amerikane “shumë, shumë të sigurta”.

Por guvernatorët dhe kryebashkiakët e prekur e kundërshtuan ashpër ndërhyrjen, duke e quajtur një shkelje të autonomisë lokale dhe një formë të pushtetit autoritar.

Ky tension shënon përplasjen më të fundit mes Shtëpisë së Bardhë dhe autoriteteve lokale demokrate.

Në Washington, prania e mijëra trupave të armatosur dhe mjeteve të blinduara para monumenteve dhe stacioneve qendrore ka ndezur debate mbi kufirin midis sigurisë publike dhe militarizimit të hapësirave civile.

Kujtojmë se në të kaluarën Trump ka përdorur Garda Kombëtare edhe në Kaliforni, kundër dëshirës së guvernatorit lokal, duke rikthyer precedentë të padëgjuar që nga vitet ’60.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dronët rrëzojnë Black Hawk në Kolumbi: paralajmërim për luftën moderne

Sulmi vdekjeprurës që vrau 12 persona tregon se dronët e armatosur po bëhen një kërcënim i madh për helikopterët ushtarakë në mbarë botën Një helikopter...

Reagimi i Hoxhë Bedri Likës: Populli shqiptar vendos për veten, jo Mickoski”

Hoxhë Bedri Lika ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se roli i tij si klerik është mbi partitë politike dhe...

Pritje mbi pesë orë në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet arrijnë mbi pesë orë, dhe të...

Shfaqje të nacionalizmit maqedon në emër të mbrojtjes nga “rreziku shqiptar”!

Me afrimin e zgjedhjeve lokale në kampin qeveritar të "državës Severna" gjithnjë e më shumë po shtohen edhe tonet nacionaliste me pretekstin për gjoja...

Sela: Premtuan ministri për Diasporën, por po e fshijnë diasporën shqiptare

Me vendimine fundit të KSHz-së për uljen e numrit të këshilltarëve, ka reaguar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela. Ai thotë se VLEN-it premtoi ministri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu