Spiropali paralajmëron Maqedoninë e Veriut: “Bashkëjetesa nuk mbahet me fjalë boshe dhe heshtje”

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar me ashpërsi pas incidentit të rëndë gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku u dëgjuan thirrje skajshëm fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve. Ajo e ka cilësuar ngjarjen si të papranueshme dhe si një kujtesë brutale se rruga drejt një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse kërkon angazhim të vazhdueshëm.

“Nuk ka vend për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë, konflikt etnik dhe racizëm – aq më pak në sport, që në thelb mbart frymën e bashkimit, bashkëpunimit dhe respektit ndaj tjetrit,” – u shpreh Spiropali.

Ajo përshëndeti reagimet e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, por kërkoi më shumë: një qëndrim publik më të fortë nga zyrtarët më të lartë të shtetit. Sipas saj, bashkëjetesa ndëretnike nuk është vetëm një vlerë për Maqedoninë e Veriut, por një gur themeli për rrugëtimin e përbashkët europian të rajonit.

“Shqipëria dhe shqiptarët janë të palëkundur në mbështetjen e një bashkëjetese shembullore, larg urrejtjes dhe ndasive të vjetra që s’kanë më as modë, as ngjyrë,” përfundoi ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu