Filmohet një krijesë e frikshme në një thellësi prej 1000 metrash në Oqeanin Paqësor

Shumë njerëz kanë frikë nga detet dhe oqeanet për shkak të krijesave që fshihen në thellësi, disa prej të cilave janë vërtet rrëqethëse. Studiuesit nga Universiteti i Australisë Perëndimore dhe organizata “Kelpie Geosciences” kanë publikuar një video të regjistruar në Paqësorin Jugor më 8 maj, e cila të lë pa frymë.

Krijesa e filmuar në 1026 metra duket e jashtëzakonshme shkencëtarët shprehen se “rrallë shihet”. Ata po eksploronin thellësitë e errëta, duke përdorur një nëndetëse, kur një kallamar gjigant, i njohur si Taningia danae, shfaqet para kamerës.

Ajo shtriu tentakulat e saj, ndoshta duke menduar se kishte siguruar drekën. Kjo specie, meqë ra fjala, është e njohur për dy fotofora të mëdha në fund të tentakulave që prodhojnë biolumineshencë, raporton LadBible. Pra, kallamari, i cili arrin gjatësinë maksimale deri në 2.3 metra dhe peshon deri në 160 kilogramë, ka “fenerë” për lëvizje më të lehtë në errësirë! Në të njëjtën kohë, ato shërbejnë për të ngatërruar dhe mashtruar gjahun.

“Ndërsa shikonim videon, kuptuam se kamera ishte ‘sulmuar’ nga Taningia danae”, thanë studiuesit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu