Filipçe: Kjo qeveri nuk është reformiste, Mickoski paralajmëron kontroll dhe partizim të gjyqësorit

“Mickoski për vetëm 100 ditë tashmë po shpalos planet për kontroll të plotë të gjyqësorit, kjo nuk është qeveri reformiste”, tha sot kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, në një tubimin partik në fshatin Sellcë, Prilep.

“Mickoski thotë se nëse rezultatet e hetimeve në gjyqësor nuk janë sipas pritjeve të tij, ai do të propozojë “njerëzit e tij” për të gjitha pozitat në gjyqësor. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se ai tashmë po mendon për partizim të gjyqësorit, se po mendon se si ta heq atë që e keni fituar me shumë vështirësi – lirinë dhe demokracinë”, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së, Filipçe, theksoi se deklaratat e tilla janë shqetësuese dhe në fakt zbulojnë planet e Mickoskit për të kontrolluar sistemin e drejtësisë.

“Në vetëm 100 ditë, Mickoski tashmë po zbulon planet e tij për kontroll të plotë të gjyqësorit. Kjo nuk është një qeveri reformiste. Kjo është një qeveri që dëshiron ta kthejë Maqedoninë në kohën e frikës dhe represionit”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Në të njëjtën kohë, Filipçe theksoi se për 100 ditë VMRO DPMNE në vend që të reformojë institucionet siç kanë premtuar, kanë krijuar ministri të reja dhe shpenzime shtesë për qytetarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në prehërin e Mickos!

Pa dorashka Ky është shpërblimi për Bilin e vockël nga ana e kryekomitit Micko (duke e mbajtur në prehër vasalin e vockël), me urdhër të...

Mickoski: Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar

Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të...

Nëse Fronti garon me Bujar Osmanin në Çair, atëherë VLEN do të garojë me Izet Mexhitin?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar...

Faton Ahmeti: Urime Nerovë respekte ambasador Denion Meidani

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar zgjedhjen e problemit me shkollën e...

Blerim Bexheti: Mickovski po na thotë se votat shqiptare nuk vlejnë dhe se ai do të na i zgjedh kryetarët e komunave

Deputeti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një postimi ka reaguar ndaj kryeministrit Hristjan Mickovski i cili potencoi se votat e VMRO-DPMNE-së do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu