Filharmonia e Kosovës prezanton koncertin e tretë dedikuar nxënësve të shkollave fillore në kuadër të programit “Arti në shkolla” në Komunën e Pejës dhe të Prishtinës.
Përmes këtij programi do të prezantohen disa etapa të zhvillimit të muzikës klasike në Kosovë, kjo në drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja
Dirigjenti Kraja do të drejtojë Filharmoninë e Kosovës në interpretimin e veprave nga Lorenc Antoni dhe Rexho Mulliqi, deri te Valton Beqiri. Në të njëjtën ditë në Filharmoninë e Kosovës do të realizohen edhe vizita nga fëmijët e dy kopshteve “Kids Academy” dhe “Loja” nga Prishtina.
Orari:
15 nëntor 2023 Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sportit – Prishtinë
11:30
Shkollat pjesëmarrëse:
SHFMU “Ismail Qemali” – Prishtinë
SHFMU “Xhavit Ahmeti” – Prishtinë
Shkolla “Mileniumi i tretë” – Prishtinë
13:00
Shkollat pjesëmarrëse:
SHFMU “Dardania” – Pejë
SHFMU “Asdreni” – Pejë
SHFMU “Dëshmorët e Kombit” – Baran (Pejë)
SHFMU “Hil Mosi” – Jabllanicë e vogël (Pejë)
QBMK “Xheladin Deda” – Pejë