Festat e Nëntorit!

Javët e fundit të nëntorit, kur qielli është i zymtë, bën ftohtë e bie shi, ndriçohen nga festat tona kombëtare aq të dashura që janë bazë e identitetit tonë. Dje festuam Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe, ndërsa javën që vjen fesohet Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë. Sot miqtë tanë amerikanë festojnë Ditën e Falenderimeve, dhe gjithmonë rastis kaq bukur që kjo ditë shënohet mes festave tona të mëdha kombëtare. Dhe duhet te jemi falenderues ndaj shumë njerëzve dhe për shumë gjëra.

Gjithmonë më fascinon Rilindja Kombëtare dhe puna e palodhur e një plejade të tërë të mendimtarëve rilindas që në kohëra shumë të vështira kanë treguar pjekuri shumë të lartë dhe kanë ditur ta kultivojnë identitetin tonë kombëtar të cilin shumë njerëz sot, në këto kohë të përpaurara, ende guxojnë ta venë vullnetarisht në dyshim. Periudha kur kanë vepruar rilindasit ka qenë periudhë e vështirë për kombin tonë, me rreziqe të ndryshme për asimilim të tërësishëm dhe zhdukje të atij identiteti që sot jemi të lirë ta promovojmë. Në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit XX, ne nuk kemi pasur as shtet dhe as alfabet. Dy konceptet kryesore që e ngrisin një komb dhe e bëjnë të pavarur, tek ne kanë munguar. Shekuj të tërë nën robëri dhe pa mundësi për t’u arsimuar në gjuhën amtare, identiteti jonë është rrezikuar nga shumë burime. Ndikimet e ndryshme religjioze në Ballkan kanë pasur gjithmonë për qëllim që popujt e ndryshëm të bashkohen rreth ideve që u kanë shkuar për shtat atyre që në atë kohë kanë pasur shtet dhe fuqi për ta përhapur hegjemoninë e tyre ndaj popujve më të vegjël. Në një ambient të tillë turbulent, me luftëra të njëpasnjëshme, dhe në mungesë totale të arsimit ku shumica e popullatës ka qenë analfabete, rilindasit kanë vepruar me pjekuri të tillë të cilës mund t’ia kenë lakminë edhe intelektualët më të mëdhenj të kohërave të sotme. Në një kohë kur shteti shqiptar e shkolla shqipe nuk kanë ekzistuar, rilindasit kanë shkruar për të qenit shqiptar dhe kanë kultivuar një identitet që asnjë institucion nuk ka lejuar të zhvillohet.

Rilindasit si intelektualë të mirëfilltë, kanë vepruar së pari në sferën e arsimit, sepse e kanë njohur shumë mirë rëndësinë e kësaj sfere. Si që ka shkruar Naim Frashëri: “Vetëm popujt e arsimuar s’mund të jenë të robëruar”. Kështu momenti më i rëndësishëm në këtë drjetim, është hapja e shkollës së parë në gjuhën shqipe, Mësonjëtorja në Korçë më 1887, dhe më pas pason Kongresi i Alfabetit në Manastir në vitin 1908 ku është unifikuar alfabeti jonë, të cilin e përdorim sot e kësaj dite, dhe në fund, e gjithë kjo kurorëzohet me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar më 1912. Jorastësisht ky udhëtim fillon me arsimim dhe kurorëzohet me pavarësi dhe shtetformësi, sepse vetëm arsimi mund të hapë horizonte të tilla për një popull.

Prandaj gjatë këtyre festave duhet të jemi thellësisht falenderues ndaj rilindasve tanë, ndaj atyre që kanë qenë intelektualë të vërtetë e që e kanë kryer misionin e tyre me përkushtimin më të madh. Ata kanë qenë njerëz të ngritur, të arsimuar e të respektuar, që kanë mundur të bëjnë shumë gjëra në jetë dhe të arrijnë kariera të larta në shtetet e atëhershme. E megjithatë, ata kanë punuar me përkushtim në kultivimin e identitetit të tyre kombëtar dhe kanë udhëhequr të gjithë të tjerët drejt krijimit të një kolektivi me identitet të përbashkët. Është fascinuese dhe mbresëlënëse se si nuk kanë shikuar dallimet mes vetes në një kohë kur religjioni ka pasur aq ndikim të madh: ata nuk kan bërë dallim dhe as janë ndarë sipas asaj se a janë krishterë apo myslymanë, katolikë apo orthodoksë, sunitë apo shiitë, dhe kanë vepruar të gjithë së bashku për një ideal të madh, për kultivimin e identitetit tonë kombëtar që sot e kësaj dite e kemi dhuratë prej tyre. Veprimtaria e tyre ka qenë aq e thellë dhe aq e domosdoshme për indin tonë kombëtar, sa që me plot të drejtë e mbajnë karakterizimin “rilindas”. Ajo që kanë bërë ata për ne, lirisht mund të krahasohet me renesansën evropiane me të cilën shtetet e perëndimit kanë dalë nga mesjeta dhe kanë hyrë në botën moderne.

Në kohën e sotme, kur jemi të lirë ta kultivojmë, ta promovojmë e ta përparojmë identitetin tonë, është e dhimbshme të shohësh sa neglizhentë mund të jemi ndaj këtij identiteti që të parët tanë, qofshin hoxhallarë a priftërinj kanë ditur ta ruajnë e ta promovojnë shumë më mirë se ne. Ndonjëherë krijohet përshtypja se sot ndasitë mes njerëzve janë ende më të thelluara se një shekull e gjysmë më parë, kur nuk ka pasur kaq arsimim, kur nuk ka pasur qasje kaq të lehtë deri tek dituria dhe kur shumica e popullit kanë qenë analfabetë. Rilindasit tanë kanë vepruar në atë kohë dhe kanë korur sukses të madh, e ne sot me të gjitha këto mundësi, nuk arrijmë ende t’i kuptojmë gjërat ashtu siç i kanë kuptuar ata.

Të paktën mund të jemi falenderues dhe të lumtur që kemi pasur një plejadë të tillë mendimtarësh që na kanë ndriçuar e vazhdojnë të na ndriçojnë edhe në këto kohë të zymta kur shumë njerëz refuzojnë ta duan veten ashtu siç janë dhe lakmojnë të identifikohen me ata që dikur i kemi pasur pushtues.

lajmet e fundit

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit këmbyen opinione mbi...

KE-ja ka publikuar Raportin për sundimin e ligjit në BE, për herë të parë përfshihen edhe vendet nga procesi i zgjerimit

Vendet anëtare të BE-së në përgjithësi janë shumë më të përgatitura për të detektuar, parandaluar dhe trajtuar sfidat e reja që lidhen me sundimin...

”Do hamë ushqim të mirë”; Bebe Rexha për herë të parë në Kosovë: Do iki dhe në Dibër, kemi një syneti

Për herë të parë, Bebe Rexha ndodhet në Kosovë, pasi do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival 2024”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore...

Një person nga Manastirit për 4 muaj me rradhë ka përdhunuar dhe shantazhuar një vajzë 18-vjeçare

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka nisur një procedurë kundër një 25-vjeçari i dyshuar për veprën penale – Sulm seksual dhe përdhunim nga neni...

​Rrëzohet avioni në Nepal, 18 të vdekur

18 trupa të pasagjerëve dhe ekuipazhit janë gjetur pas rrëzimit të një avioni të mërkurën në Nepal. Kapiteni MR Shakya i aeroplanit të Saurya Airlines...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu