Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional. 28-vjeçari tashmë renditet ndër të parët në Maqedoninë e Veriut që posedon këtë lloj licence profesionale, e cila ka për qëllim përgatitjen fizike dhe ndërtimin e kapaciteteve atletike të sportistëve, veçanërisht në futboll.

Licencimi i Veselit vjen si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të tij në fushën e përgatitjes fizike profesionale, duke ndjekur standardet më të larta evropiane të përcaktuara nga UEFA. Kjo arritje jo vetëm që përfaqëson një sukses personal për Veselin, por gjithashtu kontribuon në avancimin e mëtejshëm të nivelit të trajnimit sportiv në vend.

Me njohuritë e fituara dhe përvojën ndërkombëtare, Veseli synon të japë kontribut të drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë së përgatitjes fizike të klubeve dhe talenteve të rinj në futbollin vendor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu