Euro 2024 | UEFA dënon edhe Jude Bellingham

Dënimit nuk i ka shpëtuar as Jude Bellingham. Mesfushori anglez u pezullua me një ndeshje dhe 30 mijë euro gjobë pas gjestit të turpshëm të bërë kundër Sllovakisë. Organi drejtues i futbollit Europian ka identifikuar shkelje të rregullave të saj nga ana e 21-vjeçarit, pasi nga hetimi rezultoi se prekja e organeve gjenitale nga ana e anglezit është bërë duke iu drejtuar stolit sllovak.

Gjithsesi, vendimi nuk e pengon Bellingham për të qenë në fushë kundër Zvicrës. UEFA ka lënë në dorën e kombëtares angleze shlyerjen e dënimit, me mesfushorin që duhet të humbas një ndeshje të “Tre Luanëve” brenda 12 muajve të ardhshëm. Pezullim që nuk prish planet e trajnerit Gareth Southgate, pasi do të ketë të gatshëm mesfushorin për sfidën çerekfinale ndaj Helvetëve. Bellingham shënoi golin e barazimit momental në përmbysjen që Anglia bëri ndaj Sllovakisë në raundin e 1/8-ave të kompeticionit. Për 21-vjeçarin ky ishte goli i dytë në këtë Kampionat Europian.

Klan News

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu