Erdogan bisedë telefonike me Putin, zbulohen diskutimet mes dy presidentëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, ku në qendër të diskutimeve ishte propozimi i Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjatë bisedës, Putin deklaroi se plani amerikan mund të shërbejë si bazë për një zgjidhje paqësore, duke theksuar se Rusia mbetet e përkushtuar ndaj një rruge politike dhe diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

Nga ana tjetër, Erdogan i ka bërë të qartë homologut të tij rus se Turqia është e gatshme të luajë rol aktiv në procesin e paqes. Ai sugjeroi që Stambolli të jetë vendi pritës për negociatat, një rol që Turqia e ka ofruar edhe në fazat e mëparshme të luftës.

Plani amerikan me 28 pika, i bërë publik ditë më parë, si dhe kundërpropozimet e paraqitura nga vendet evropiane pas takimeve në Gjenevë me palën ukrainase dhe amerikane, kanë rikthyer në qendër të skenës ndërkombëtare mundësinë e rifillimit të negociatave për paqe.

Diskutimet e sotme mes Erdogan dhe Putin konsiderohen një sinjal i rëndësishëm se dialogu diplomatik mund të jetë drejt ringjalljes, në një moment kur lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e saj të katërt.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA-të sulmojnë bazat e ISIS-it në Siri: Do t’ju gjejmë dhe do t’ju eliminojmë kudo në botë!

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer disa sulme ajrore në Siri, duke shënjestruar objektiva të grupit militant Shteti Islamik (ISIS). Komanda Qendrore e...

12 vjet nga mbledhja e parë e përbashkët Kosovë–Shqipëri

Më 11 janar 2014, mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi fillimin e një partneriteti strategjik dhe një kapitull...

Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës. Në raportin policor...

Stine nuk e përballon dot Big Brother-in, përfundimisht lë shtëpinë

Stine ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother, pasi nuk arriti ta përballojë më presionin e lojës. Vendimi i tij erdhi...

Zbulohet doktrina ushtarake daneze për Groenlandën: Do të qëllojmë të parët në rast pushtimi

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu