SHBA-të sulmojnë bazat e ISIS-it në Siri: Do t’ju gjejmë dhe do t’ju eliminojmë kudo në botë!

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer disa sulme ajrore në Siri, duke shënjestruar objektiva të grupit militant Shteti Islamik (ISIS). Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM) tha se sulmet u zhvilluan të shtunën pasdite, në bashkëpunim me forcat partnere në terren.

Këto veprime janë pjesë e operacionit “Hawkeye Strike”, i nisur më 19 dhjetor 2025 me urdhër të presidentit Donald Trump, si përgjigje ndaj sulmit të ISIS-it në Palmyra, Siri, më 13 dhjetor, ku humbën jetën dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil.

Në deklaratën zyrtare, CENTCOM theksoi se sulmet synojnë të çrrënjosin terrorizmin islamik, të parandalojnë sulme të ardhshme dhe të mbrojnë trupat amerikane dhe aleate në rajon. “Mesazhi ynë mbetet i qartë: nëse dëmtoni trupat tona, ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju eliminojmë kudo në botë,” thuhet në komunikatë.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende detaje mbi viktimat e mundshme nga këto sulme. Megjithatë, operacioni konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë kundër ISIS-it në muajt e fundit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu