Revizioni: Bujara Abazi thelloj borxhin në Postën e Maqedonise, rriti pagën për vete!

Enti Shtetëror për Revizion, Pas Revidimit, ka Konstatuar një Serë Paregullsish në Postën e Maqedonisë.

Bujare Abazi u emërua si drejtoreshë dhe presidente e Bordit të Postës më 13 mars 2023. Ajo menjëherë rriti pagat e saj dhe të punonjësve të tjerë të nivelit të lartë. Megjithatë, në fund të vitit 2023, Posta përfundoi me një humbje negative prej 2.2 milion eurosh.

ESHR vërejtën se, “në shtator 2023, pavarësisht humbjes financiare, kompania rriti pagat e drejtorëve të sektorëve dhe të zëvendës drejtorit me 42% deri në 58%.” Kjo është në kundërshtim me Ligjin për Shoqëritë Tregtare, i cili thotë se pagat mund të ulen në rast të humbjeve.

ESHR gjithashtu identifikuan probleme me dorëzimin e pakove. Në vitin 2023, 59.7% e pakove u dorëzuan në ditën e parë, ndërsa 30.5% u dorëzuan pas tre ditësh, duke u larguar nga standardet e vendosura nga Bashkimi Postar Botëror.

Posta përballet me një borxh të madh për shkak të kredive dhe kamatave të papaguara. Të gjitha obligimet për kredi dhe huaja në fund të vitit 2023 arrijnë në 3.6 milion euro. Këto kredite kanë norma të larta interesi, duke shkaktuar një situatë të vështirë financiare.

Ligji për shërbimet postare kërkon që ofruesit të paguajnë një tarifë vjetore, por Posta nuk e ka bërë këtë në kohë, duke sjellë një gjobë prej mbi 32,000 euro.

ESHR identifikuan gjithashtu shumë probleme dhe shkelje të tjera, duke rekomanduar masa për të përmirësuar situatën dhe për të siguruar përputhshmërinë me rregulloret ligjore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Publikohen fotot private të Jeff Bezos dhe të fejuarës së tij në jahtin 500 milionë dollarë

Sezoni i jahteve të të famshmëve ka nisur dhe këtë herë është hapur nga Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez. Çifti është...

Takohen Ahmeti e Sela.Ja çfarë biseduan?

Mbrëmë, në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Reçicë, është zhvilluar një takim mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe liderit të...

Netanjahu “sulmon” Starmer, Macronin dhe Carney: Jeni në anën e gabuar të historisë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Sir Keir Starmer është “në anën e gabuar” pasi bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në...

Real Madridi bënë të ditur zyrtarisht largimin e Ancelottit

Trajneri i Real Madridit dhe Carlo Ancelotti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre. Real Madridi përmes një njoftimi ka bërë...

Hasani: Nuk mund ta votojë Limajn sepse e ka sha shumë Albinin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do të votojë Fatmir Limajn. Arsyeja e mos votimit të Limajt, sipas tij...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu