EMRA TË TJERË/ VIP-at që përfliten si banorët e ‘Big Brother Vip Albania 4’?

Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e lojës. Në rrjet një interes të madh ka pasur në lidhje me emrat që do të futen në shtëpinë e famshme për të garuar për çmimin e madh.

Një emër surprizë që duket se këtë vit do të bëhet pjesë e lojës është Lei Kraja. Moderatorja simpatike, është ndër emrat e parë që përflitet si pjesë e garës.

Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij.

Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për t’u bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.

Dori dhe Devi, ishprezantuesit e “Fiks Fare”, mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha.
Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit./ Burimi:Panorama.Plus

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

Qytetarët kritikojnë rritjen e çmimit të rrymës, shqetësime për faturat e larta

Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu