Emigrantët/ Anglia sytë nga Shqipëria? Kryeministri britanik: I hapur për dërgimin e azilkërkuesve, dua të shoh si funksionon marrëveshja me Italinë!

Kryeministri britanik Keir Starmer është vendosur në qendër të mediave britanike, pas një komenti që ka bërë lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve. Ndërsa është pyetur nga gazetarët mbi këtë marrëveshje, Starmer thotë se është i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri.
Ai do të mbajë një minisamit me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Kryeministri britanik u tha gazetarëve që udhëtonin me të në Uashington DC përpara se të fluturonte për në Romë se është i interesuar të shohë se si funksionon marrëveshja e Italisë me Shqipërinë.

“Starmer i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri si skema italiane”, ky është titulli i ‘The Independent’.

Ndërkohë, ‘The Telegraph‘ e ka titulluar artikullin: ”Starmer hap derën për skemën e emigracionit në Shqipëri për të zëvendësuar Ruandën”.

Brenda disa ditësh pas marrjes së pushtetit në korrik, Sir Keir anuloi marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e emigrantëve në Ruanda. Por ai tani duket i hapur ndaj skemave të ngjashme me vende të tjera.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

Qytetarët kritikojnë rritjen e çmimit të rrymës, shqetësime për faturat e larta

Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu