Emëroi drejtor shkolle jashtë rregullave, dorëzohet aktakuzë ndaj Ramiz Merkos

Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për punë të papërgjegjshme.

Siç njoftojnë nga prokuroria, në fund të janarit 2022, Merko ka shkelur me vetëdije rregulloren dhe ka emëruar drejtor në një shkollë jashtë rregullores. Gjegjësisht, ushtruesi i detyrës së drejtorit nuk ishte në mesin e të punësuarve siç e kërkon ligji. Me këtë Merko ia mundësoi që për 19 muaj të jetë drejtor shkolle.

“I akuzuari, si zyrtar – kryetar i Komunës së Strugës, me 31.01.2022 me dashje ka shkelur dispozitat ligjore për veprim të ndërgjegjshëm me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit në shkollën fillore komunale në fshatin Labunishtë. Me këtë ka marrë vendim dhe ka emëruar një person i cili nuk ka qenë i punësuar, siç parashikohet në nenin 118 të Ligjit për arsimin bazë dhe nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punë edukativo-arsimore siç parashihet në nenin 109 të Ligjit”.

closevolume_off
“Kështu, i akuzuari ka bërë të mundur që personi të emërohet në detyrë dhe t’i paguhet paga si ushtrues detyre drejtor për 19 muaj, i cili i ka shkaktuar shkollës dëm në shumën totale të pagave dhe kontributeve të paguara në mënyrë të pabazuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu