Edhe policë të përfshirë në kondrabandë me vetura

Prokuroria themelore publike në Shkup pas përfundimit të procedurës për sigurimin e provave ka ngre kallëzim kundër gjithsej dhjetë personave të dyshuar se kanë marrë pjesë në kontrabandë me vetura luksoze, si dhe në falsifikim të dokumenteve zyrtare, transmeton Portalb.mk.

Dy nga të pandehurit janë zyrtarë të Njësisë për Çështje Administrative në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët kanë lehtësuar procedurën për regjistrimin e automjeteve në vend, edhe pse e dinin se ato ishin kontrabandë.

Disa nga automjetet i kanë shitur disa herë njëri-tjetrit për të mbuluar kontrabandën dhe më pas u janë shitur të tjerëve. Në këto aktivitete është përfshirë edhe i dyshuari i 11-të, shtetas i Republikës së Greqisë, për të cilin ndjekja penale do t’i kalojë autoriteteve greke.

Së bashku me aktakuzën e dorëzuar, prokurori publik kompetent në Gjykatë ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paracaktuar të paraburgimit për katër nga të pandehurit.

Një person është në kërkim me fletarrest ndërkombëtar tashmë të lëshuar për shkak të përfshirjes së tij në një rast tjetër të ngjashëm me kontrabandimin e automjeteve luksoze, të cilin e ka kryer Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Për një të akuzuar në fuqi është masa e kujdesit.

Gjatë viteve 2021 dhe 2022, të akuzuarit kanë futur në vend makina të cilat i janë nënshtruar kontrollit ndërkombëtar, si dhe makina që shmangnin kontrollin doganor, duke përdorur dokumente false.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Kosova arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar...

George Clooney u dha 14 Miqve të tij nga 1 Milion Dollare

Në vitin 2013, George Clooney ftoi 14 miqtë e tij më të ngushtë në një darkë dhe i surprizoi secilin me nga një valixhe...

Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Moska bën paralajmërimin e fortë që lidhet me Kosovën – Detajet

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, ka lëshuar një paralajmërim të fortë dhe të koduar në drejtim të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai...

Elmazi: Bojana foli, ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bojanë. Tubimi u karakterizua me pjesëmarrje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu