E trishtë në Llap: Vogëlushja rreth 2 vjeçe humb jetën tragjikisht pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në familjen Bici në fshatin Penuh të Podujevë. Fëmija rreth 2 vjeçar i familjes humbi jetën tragjikisht në shtëpinë e tyre.

Sinjali ka mësuar detaje të rënda dhe dyshimet e para për vdekjen e vogëlushes.

Sipas informacioneve që posedojnë tashmë organet e rendit, bazuar në dëshmitë e familjarëve, vajza dyshohet se është rrotulluar teksa ishte në djepin ku ishte vendosur për përkundje.

Ky moment tronditi familjen, pasi fëmija ishte në gjumë dhe në momentin që djepi është rrotulluar, dyshohet se është ngufatur nga lidhësja me të cilën ka qenë e lidhur, raporton Sinjali.

Kjo situatë tmerroi familjën, që e dërguan fëmijën në Emergjencën e Podujevës, ku fatkeqësisht vetëm u konstatua vdekja.

Sinjali tutje mëson se në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar “Hetim i vdekjes”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu