E quajti Republikën e Kosovës “Kosova dhe Metohija”, Mexhiti: Nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar Stoilkoviqin (VIDEO)

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga një kumtesë që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ku mes tjerash Republika e Kosovës, është shkruar me emrin “Kosova dhe Metohija”.

I pyetur se si e komenton këtë, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se nuk pretendojnë që ta bëjnë shqiptarë kolegun e tij, Ivan Stoilkoviq. Kujtojmë që Maqedonia e Veriut është një nga shtete e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk e mohojmë se Stoilkoviqi është përfaqësues i serbëve. Fatkeqësisht dmth…është përfaqësues i tyre dhe nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar atë, as të mendon si ne, por dallimi mes neve dhe atyre të kaluarve kanë qenë se me vet iniciativë u bënë pjesë e Open Balkan, i cili nuk e njihte Kosovën. Ne Republikën e Kosovës e njohim. Takimi i parë i kryeministrit Mickoski ka qenë me kryeministrin Kurti”, tha mes tjerash Mexhiti.
Kliko per te pare VIDEON!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu