E konfirmon Gjykata Themelore: Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për intervistim

Gjykata Themelore në Prishtinë është duke shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të urdhëruar kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet për dëshmi lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Nëse gjykata e miraton këtë kërkesë, Kurti duhet të paraqitet vullnetarisht, përndryshe rrezikon gjobë apo edhe paraburgim. Në rast refuzimi, Policia do të jetë e obliguar ta sjellë atë me urdhër të gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë është duke shqyrtuar kërkesën e dorëzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për urdhërimin e kryeministrit Albin Kurti që të paraqitet për dhënie të dëshmisë në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.

Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, gjykata ka konfirmuar pranimin e kësaj kërkese nga Prokuroria.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për Dukagjinin.

Sipas procedurave ligjore, nëse gjykata e aprovon këtë kërkesë, kryeministri Kurti do të duhet të paraqitet vullnetarisht në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij si dëshmitar. Në rast të kundërt, atij mund t’i shqiptohet një gjobë dhe, nëse përsëri nuk i përgjigjet thirrjes, ligji parasheh edhe masën e paraburgimit.

Në rast të miratimit të kërkesës, Kurti do të ketë mundësinë të paraqitet vetë në ambientet e PSRK-së. Por, nëse nuk e bën këtë, atëherë Gjykata do ta dorëzojë urdhrin tek Policia e Kosovës, e cila do të detyrohet të ekzekutojë vendimin për ta sjellë atë për të dhënë dëshminë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu