E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip: Lëre lëre …

Në festivalin e madh “Sunny Hill” që u mbajt në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, përjetoi një incident të pazakontë që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave. Gjatë performancës së saj, një fans e gjuajti me një bluzë në skenë, një situatë që ajo e menaxhoi me elegancë dhe humor.

Bebe Rexha, e cila ka pasur disa eksperienca të këqija ndër vite ku fansat e kanë gjuajtur me telefona ose gjësende të tjera, ka qenë shpesh e detyruar të ndërpresë performancat e saj dhe të largojë fansat nga koncerti. Megjithatë, këtë herë, situata mori një kthesë pozitive.

Sigurimi në skenë menjëherë ndërhyri për të larguar fansin që kishte hedhur bluzën, por Bebe Rexha u tregua e qetë dhe e ndjeshme. Duke folur në shqip, ajo i tha sigurimit: “Lëre lëre, është vetëm një bluzë”, duke treguar një kuptim dhe ndjeshmëri të veçantë ndaj fansave të saj.

Në vend që të krijonte një situatë të tensionuar, Bebe Rexha e mori bluzën në dorë dhe bëri një pozë para publikut, duke e kthyer incidentin në një moment argëtues dhe të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit. Ky gjest i saj u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga publiku, duke treguar lidhjen e veçantë që ajo ka me fansat e saj. Bebe Rexha përndryshe pati një performancë të zjarrtë mbrëmjen e së enjtes në festivalin “Sunny Hill”, duke lënë gjurmë me vizitën e saj në Kosovë. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu