Dy shtetas të Kosovës arrestohen në afërsi të Kumanovës

Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 03 e 50 minuta, në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Kumanovë, policia për Çështje Kufitare dhe Migrim kanë ndaluar autobusin në pronësi të një kompanie për transportin e udhëtarëve nga Kosova.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe udhëtarëve janë gjetur disa kuti me barna me gjithsej 5.942 tableta, 100 pako kafe, 36 thasë me mbishkrimin e markave të mbrojtura, 104 parfume për meshkuj dhe sende të tjera për të cilat nuk kishte dokumentacion adekuat.

Me këtë rast personat G.Q.(28) dhe J.M.(27), të dy nga Kosova, janë privuar nga liria për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 278 B dhe neni 353 i Kodit Penal, ndërsa hetimet janë kryer nga Njësia për Krime Ekonomike pranë SPB-së Kumanovë. Pas konsultimit me prokurorin publik, autobusi me sendet e gjetura është sekuestruar për procedurë të mëtutjeshme./Zhurnal

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov. Ai tha se për...

Arsim Zekolli: “Përjetuam edhe këtë – VLEN në Tetovë ndalon flamurin kombëtar në prag të Nëntorit!

Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të...

Mobilizohet mërgata për Bajram Rexhepin

Ndërkohë që kandidati për një mandat të dytë i Vlenit për Tetovën Bilall Kasami e shiti bashkëpartiakun e tij njëherit kandidat për kreun e...

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të tillë!

Gjatë një interviste televizive, aktori dhe sipërmarrësi Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që ka ngjallur debat në rrjete sociale. Ai është shprehur se...

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu