Dy kandidatët shqiptarë për Strugën zbarkojnë në Zvicër: Kërkojnë mbështetjen e diasporës për zgjedhjet lokale

Gara për komunën e Strugës ka kaluar kufijtë e vendit. Dy kandidatët shqiptarë, Dr. Arsim Dalipi dhe Mendi Qyra, gjatë fundjavës kanë zhvilluar vizita në Zvicër, ku janë takuar me diasporën strugane, me synimin për të siguruar mbështetje në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Të dy kandidatët kanë shpërndarë foto dhe pamje nga takimet e tyre në rrjetet sociale, duke theksuar se janë pritur me entuziazëm dhe se kanë marrë “mbështetje të madhe” nga mërgata shqiptare në Zvicër. Mesazhi i tyre kryesor ka qenë thirrja që diaspora të organizohet dhe të vijë masivisht për të votuar në ditën e zgjedhjeve.

Për Strugën, diaspora mbetet një faktor i rëndësishëm elektoral, pasi qindra qytetarë me të drejtë vote jetojnë e punojnë jashtë vendit, kryesisht në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali. Mobilizimi i tyre mund të jetë vendimtar për rezultatin final të garës.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa realisht ky entuziazëm i takimeve në diasporë do të kthehet në pjesëmarrje konkrete në votime, pasi organizimi dhe kthimi i mërgatës në numër të madh kërkon përgatitje logjistike dhe motivim të vazhdueshëm deri në ditën e zgjedhjeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu