Dy cisterna ruse me naftë fundosen në Detin e Zi

Dy cisterna ruse me naftë me 29 anëtarë të ekuipazhit në bord janë fundosur në Detin e Zi, thanë autoritetet në Rusi. Shkak i kësaj ngjarje raportohet të jetë bërë moti i keq me stuhi.

Të paktën një anëtar i ekuipazhit gjeti vdekjen dhe sipas raportimeve dhe anija e dytë pësoi dëmtime të mëdha. Incidenti ndodhi në ngushticën Kerç, e cila ndan Rusinë nga gadishulli i Krimesë.

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për t’u marrë me incidentin, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Vitaly Savelyev teksa autoritetet po hetojnë për neglizhencë kriminale.

Ndërkohë një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar ku përfshihen rimorkiatorë, helikopterë dhe më shumë se 50 personel.

“Sot, si pasojë e një stuhie në Detin e Zi, dy cisterna, Volgoneft-212 dhe Volgoneft-239, u mbytën. Në bordin e anijeve kishte ekuipazhe prej 15 dhe 14 personash. Aksidenti rezultoi në derdhjen e produkteve të naftës”, tha në një deklaratë agjencia federale e transportit detar dhe ujor të brendshëm të Rusisë, Rosmorrechflot.

Të dy cisternat kanë një kapacitet ngarkimi prej rreth 4,200 ton naftë.

Në vitin 2007, një tjetër cisternë nafte Volgoneft – Volgoneft-139 u nda në gjysmë gjatë një stuhie ndërsa u ankorua në ngushticën e Kerçit, duke derdhur më shumë se 1000 ton naftë./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, reagoi pas sulmit të kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht...

Katari dënon “sulmin tinëzar” të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Doha

Autoritetet e Katarit bënë të ditur se është hapur një hetim në nivelin më të lartë shtetëror për incidentin Katari ka dënuar ashpër atë që...

VLEN -Shkup gati të prezantojë transferin e madh nga Aleanca e Taravarit

Burime të besueshme për in7.tv bëjnë të ditur se ditët në vijim pritet një “transfer” i bujshëm politik drejt koalicionit VLEN. Sipas informacioneve nga...

Mexhiti për delegacionin serb në Manastir: Nuk është tragjike, ishte aktivitet kulturor i serbëve

Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ngjarjen në Manastir, konkretisht praninën e delegacionit të qeverisë serbe dhe akademinë që...

Bujar Osmani: Respekti dhe barazia mësohen që në çerdhe

Bujar Osmani kandidat i AKI për komunën e Çairit, sot ndau një moment personal me ndjekësit e tij, duke njoftuar regjistrimin e fëmiut të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu