Duke “lozur Bowling” me shqiptarët!

Duke “lozur Bowling” me shqiptarët!

Pasi mori mandatin e premierit të “drzhavës Severna” gjashtë muaj më parë kryekomiti Micko, duket i rahatuar në pallatin e bardhë duke lozur “bowling” me shqiptarët për të gjitha temat duke përfshirë edhe gjuhën shqipe edhe ashtu të gjymtuar dhe të përdhosur si 20% dhe jo me emërin e vetë si gjuhë shqipe.

Ky emërtim shoven dhe ofendues e ka origjinën te MO, atëherë kur subjektet politike shqiptare dhe komandantët renegatë miratuan nënshtrimin dhe ofendimin me 20 përqindëshin si referencë për gjuhën shqipe.

Dje ky ofendim ishte me DUI-n, sot po vazhdon me VREDl-n që asesi nuk kanë vullnet politik as përgjegjësi kombëtare për ta hequr atë nofkë të turpit që qëndron në kushtetutë si gur varri mbi shqiptarët.

Por, pasi mori pushtetin kryekomiti Micko pezulloi balancuesin, ku vredistët thonë se do të përpilojnë një ligj për përfaqësim më të plotë për bashkësitë etnike në administratë, ndërsa tani vojvoda Micko, i është vërsulur ligjit për përdorimin e gjuhëve për ta shkulur me rrënjë çdo referencë që ka të bejë me shqipen e që në realitet është ligji për gjuhët e pakicave, ku me pretekstin e shqyrtimit dhe të ankesave që kanë ardhur prej kohësh se ky ligj është i papërputhshëm me kushtetutën.

Përderisa të dy blloqet shqiptare kanë deklaruar me forcë se ne jemi garantë të gjuhës shqipe dhe se ajo është vija jonë e kuqe që nuk do të kalohet, si do ta mbrojnë gjuhën e pakicave kur Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim në muajin maj të vitit të ardhshëm për t’i shfuqizuar disa nene që i referohen gjuhës shqipe si p.sh.: Në mbishkrimet e uniformave në ushtri dhe polici, në zhvillimin e seancave gjyqesore si dhe në Noteri.

Sa i takon ndryshimeve kushtetuese është dëshmuar tashmë se premieri Micko, se nuk do pranoj shantazhe për ndryshimet kushtetuese pa marrë garanca të besueshme nga BE, se nuk do të ketë kushte të tjera nga Bullgaria pas futjes së pakicës bullgare në kushtetutë dhe se për 20% si nofkë ndaj gjuhës shqipe nuk ka qënë i gatshëm të diskutoj me vredistët e koalicionit të tij.

Atëherë, si do ta fshijnë patriotët vredistë 20% e turpit shqiptar nga kushtetuta kur nuk i kanë numrat apo 80 vota pro, të nevojshme për ndryshimin e atij neni që përdhos identitetin tonë gjuhësor?
Mos vallë e vija e kuqe e vredistëve do të bëhet blu apo e bardhë, ku për hir të pushtetit kanë hequr dorë nga shlyerja e 20% të turpit?

Megjithë kërkesat lypsare nga ana e vredistëve kryekomiti Micko vazhdon i pashqetesuar të luaj lojën e bowlingut me vredistët duke i goditur dhe plandosur përtoke ata një nga një.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu