Duka: Asllani xhevahir i Shqipërisë, Ramadani është gati për Interin

Në një intervistë të dhënë së fundmi për kanalin  e njohur italian Sportitalia, Armand Duka, presidenti i FSHF-së, u ndal edhe te Kristjan Asllani i Interit dhe Ylber Ramadani i Lecces, për të cilin ka interesim nga zikaltrit.

“Kristjan është një tjetër xhevahir i yni, jemi me fat që e kemi. Ai është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Mënyra se si është përshtatur në Kombëtare nuk më habit aspak, ai ka cilësi të mëdha si lojtar për të arritur majat.

Ka aftësi të larta teknike, karakter të fortë dhe vendosmërinë e duhur. Sidomos këtë sezon është përmirësuar shumë. Natyrisht që do të doja që të luante më shumë me Interin. Dhe mendoj se ka ardhur tashmë koha të luajë me Interin.

Ai meriton të ketë më shumë kohë në dispozicion, me karakteristikat që ka si lojtar. Megjithatë, deri para disa muajsh mendoja se ishte më mirë që ai të largohej nga Interi për të pasur më shumë hapësira.

Por, tani, duke parë rritjen e tij, unë mendoj se ai duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet atje. Dhe shumë shpejt Kristjan do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Interin, ashtu siç është për ekipin kombëtar.

Ramadani? Ai i ka befasuar të gjithë në fillim të sezonit. Por jo mua, që e njoh shumë mirë potencialin e tij si lojtar. Vlerat e tij janë të padiskutueshme, ai po e tregon veten te Lecce dhe në ekipin kombëtar. Është një djalë që punon shumë dhe gjithmonë jep gjithçka në fushë.

Interesimi i Interit? Personalisht, duke ditur cilësitë dhe ambiciet e tij si lojtar, mendoj se ai është gati për çdo klub në botë. Gjithashtu do të ishte një krenari e madhe për ne të shohim dy shqiptarë që luajnë në radhët e një klubi të madh dhe historik si Interi”, u shpreh kreu i futbollit shqiptar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Banorët e Krushevës falënderojnë ambasadorin shqiptar për zgjidhjen e çështjes së shkollës në Nerovë

Krushevë – Banorët e fshatit Nerovë, në komunën e Krushevës, kanë shprehur mirënjohje publike ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen...

“Shkolla politike e Taravarit: Kur të përjashtojnë, thuaj që po dorëhiqesh”

Gëzim Kadriu jep dorëheqje: “U përjashtuam nga qeverisja lokale” Gëzim Kadriu, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i drejtorit...

Deshqiptarizohet edhe Telekomi: “Për SHQIP – shtypni 2” është hequr! Ku janë Ziba dhe Arsllani?

A janë në dijeni Nusret Ziba dhe Sead Arsllani, anëtarët shqiptarë të Këshillit të Drejtorëve në Telekom, të emëruar nga vetë Qeveria që mban...

Studentja amerikane përplaset për tokë derisa fshihej nga xhandarmeria serbe, filluan ta shkelnin me këmbë dhe ta godisnin me shkop në shpinë

Një studente amerikane ra në dysheme ndërsa fshihej nga xhandarmëria serbe gjatë protestave të mbrëmshme në Beograd, dhe më pas ata filluan ta shkelnin...

Sulmi ndaj Thaçit e Veselit, Genc Prelvukaj: Albin Kurti qenka më rëndë se Agim Bahtiri

Ish-kandidati për deputet i PDK-së, Genc Prelvukaj, ka reaguar pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka sulmuar mbrëmë ish-krerët e PDK-së, të cilët vazhdojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu