Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është vendimtare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Në një lidhje direkte në emisionin “Kallxo Përnime”, Balje tha se ky vendim është marrë nga kryesia e subjektit që ajo përfaqëson dhe nuk pret që situata të ndryshojë.

“Edhe nëse unë qëndroj në opozitë, nuk do të ndryshojë asgjë. Jam e bindur që Vetëvendosje do të gjejë zgjidhje. Ne sot kemi vendosur që të shkojmë në opozitë dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim,” deklaroi ajo.

Deputetja Balje sqaroi se gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur vetëm një takim me kryeministrin Albin Kurti, takim i cili, sipas saj, ishte zhvilluar bashkë me Emilja Rexhepin. Ajo tha se në këtë takim i ishte ofruar një pozitë ministrore, por që kërkesa e saj kryesore nuk kishte qenë ndonjë post qeveritar.

“Unë kam marrë pjesë vetëm në një takim me kryeministrin, së bashku me Emilja Rexhepin. Në atë takim më është bërë propozimi për ministre, por nuk kemi pasur më takime të tjera. Kërkesa ime nuk ka qenë për post, por për fillimin e procesit për krijimin e një komune me shumicë boshnjake në Kosovë,” theksoi Balje.

Ajo shtoi se është e vetëdijshme që formimi i një komune të re është proces i gjatë dhe i ndërlikuar, dhe sipas saj, Kurti është shumë kundër kësaj ideje.

“E di që formimi i komunës është një proces që mund të zgjasë 4 deri në 5 vjet. Nga ajo që kam kuptuar nga kryeministri, ai është shumë kundër kësaj ideje. Votimi në Kuvend është faza e fundit, dhe edhe nëse nuk kalon, është në rregull. Unë nuk mund të ushtroj presion për vota,” shtoi ajo.

Balje përfundoi duke thënë se gjatë mandatit të saj të kaluar ka pasur bashkëpunim të kufizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, duke përmendur se në katër vitet e fundit ka pasur vetëm një zëvendësministër dhe dy këshilltarë nga komuniteti që ajo përfaqëson.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

Bexheti për regjistrimin: Përgjegjësi duhet të mbajnë OBRM-PDUKM dhe VLEN

Derisa ish-drejtori dhe zëvendësi i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski dhe Ilmi Selami, nuk janë të gatshëm të sqarohen para opinionit pasi Gjykata Kushtetuese...

“Kandidatët e pavarur” – filluan në Strugë, por do të përhapen edhe në qytetet e tjera: në shërbim të VMRO-së, shërbëtorë të maskuar me...

Një fenomen i ri politik ka filluar të marrë formë në Strugë dhe pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera me shumicë shqiptare...

Filipçe: Qeveria po e mban Maqedoninë peng të Serbisë, Rusisë, Kinës dhe izolimit diplomatik – BE konfirmon shqetësimet

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, tha se partia e tij që nga dita e parë ka paralajmëruar se qeveria e OBRM-PDUKM po e mban...

Krenar Lloga: Kjo Qeveri nuk do ta kthejë emrin, por po rikthen regjimin, serbizmin dhe izolimin!

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur atë “antimaqedonase” dhe duke paralajmëruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu