Drejtori i QMK, Stojançe Angellov thirrje për bujqit dhe qytetarët

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov u bëri thirrje bujqve dhe qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me përdorimin e bombolave dhe pajisjeve të gazit. Sipas tij në të shumtën e rasteve bujqit përdorin pajisje të gazit për mbrojtjen e të mbjellave, por kjo përbën rrezik për shkaktimin e zjarreve. Angellov theksoi gjithashtu se edhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, sidomos ata që kanë shtëpi, apo shtëpi pushimi.

“Bujqit në më shumë lokacione në vend, përdorin pajisje gazi të cilat herë pas herë lëshojnë zë për frikësimin e zogjve, të cilët dëmtojnë të mbjellat e tyre. Pajisjet e këtilla paraqesin rrezik të madh për shkaktimin e zjarreve në të hapur, të cilat më pas shndërrohen në zjarre pyjore. Veçmë kemi së paku një rast të konfirmuar se si ka ardhur deri te shpërthimi i bombolës së gazit dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve lokalë shpejt u shua dhe nuk u shndërrua në zjarr më të madh.

Apeloj të gjithë ata që shfrytëzojnë pajisje gazi të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm. Ose të mos i shfrytëzojnë, ose nëse i shfrytëzojnë të jenë në përputhje me standardet. Lënia e bombolave të gazit në diell është rrezik i madh dhe rrezik potencial për përhapjen e zjarrit”, tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu