Dosja “Sarajevo Safari”: Vuçiç përballet me kallëzim penal për dhjetëra vrasje civile.

Një kallzim penal është dorëzuar në gjykatën e Milanos për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Kallëzimi për të është paraqitur nga gazetari investigative kroat Domagoj Margetiç, i cili i është bashkuar hetimit të nisur javën e kaluar nga prokurorët e Milanos për dosjen e quajtur “Sarajevo Safari”.

Gazetari kroat ka shpërndarë në rrjetete e tij sociale një foto të Vuçiç, i pozicionuar në një nga postblloqet ushtarake prej nga dëshmitarët thonë se të huaj dhe njësi ultranacionaliste serbe qëllonin ndaj civilëve.

Synimi i këtij provesi është identifikimi i shtetasve italianë apo të tjerë të dyshuar për vrasje me paramendim, të kryer për kënaqësi apo motive të uleta.

Skandali që ka hapur plagë të thellë mes civilëve në luftën e viteve ‘90 është një dosje që trondit, pasi dyshohet se dhjetëra individë, “gjuehtar njerëzish” I kanë paguar shuma të mëdha ushtarëve të ushtrisë së Radovan Karaxhiçit, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, i dënuar në vitin 2016 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, për t’i dërguar në pozicionet e artilerisë në kodrat përreth Sarajevës, ku ata qëllonin mbi popullatën civile.

Më shumë se 10 mijë njerëz u vranë në Sarajevë nga snajperët dhe bombardimet gjatë viteve 1992–1996, në luftimet më të gjata të historisë moderne pas shpalljes së pavarësisë së Bosnje e Hercegovinës.

“Gjuetarët e njerëzve” mblidheshin në Trieste dhe udhëtonin fillimisht drejt Beogradit, prej ku më pas shoqëroheshin nga ushtarë serbë drejt pozicioneve në kodrat e Sarajevës.

Presidenti Vuçiq ende nuk ka komentuar mbi këto akuza.

Hera e fundit kur ai ka komentuar për këtë ngjarje ka qenë gjatë një interviste në një televizion bosnjak në vitin 2021, ku mohonte kategorikisht se kishte qëlluar ndonjëherë mbi qytetin e rrethuar, duke i quajtur akuzat politike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: Gati të ndihmojmë protestuesit në Iran- 1.5 milionë iranianë në protesta, mbi 2 mijë viktima

Irani po përjeton një nga valët më të forta të protestave antiqeveritare në dekadat e fundit, teksa mbi 1.5 milion qytetarë raportohet se kanë...

SHBA-të sulmojnë bazat e ISIS-it në Siri: Do t’ju gjejmë dhe do t’ju eliminojmë kudo në botë!

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer disa sulme ajrore në Siri, duke shënjestruar objektiva të grupit militant Shteti Islamik (ISIS). Komanda Qendrore e...

12 vjet nga mbledhja e parë e përbashkët Kosovë–Shqipëri

Më 11 janar 2014, mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi fillimin e një partneriteti strategjik dhe një kapitull...

Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës. Në raportin policor...

Stine nuk e përballon dot Big Brother-in, përfundimisht lë shtëpinë

Stine ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother, pasi nuk arriti ta përballojë më presionin e lojës. Vendimi i tij erdhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu