Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin e shkallës së parë për presidentin e entitetit të Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik, duke e dënuar atë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare dhe politike.

Udhëheqësi i serbëve iu drejtua turmës së mbledhur në një tubim mbështetjeje në Banjallukë, raporton nova.rs.

Ai tha se kishte marrë dy telefonata, e para nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe e dyta nga kyrministri hungarez, Viktor Orban.

“Le të vijë Vuçiq nesër në Banjallukë për të marrë vesh se çfarë do bëjmë dhe si do e bëjmë. Nga sot nuk ka më Bosnje dhe Hercegovinë, të cilën e keni ëndërruar. Kuvendi do të marrë vendim që do ta refuzojë dënimin. E dyta është ndalimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës në territorin e RS-së, ndërsa ligji i tretë është për ndalimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial (VSTV) në nivelin e Bosnjë-Hercegovinës dhe formimin e këtij Këshilli në RS”, tha Dodik.

Ky është një gjykim i shkallës së parë, i cili në këtë moment nuk është përfundimtar, dhe do të bëhet përfundimtar pasi mbrojtja dhe akuza të bëjnë apel dhe vendimi i përfundimtaret të merret nga këshilli i shkallës së dytë të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Vendimi i shkallës së dytë pritet të shpallet deri në fund të këtij viti, shkruan 24sata.

Nëse edhe vendimi përfundimtar do të jetë si i shkallës së parë, kjo do të thotë se Dodik në gjashtë vitet e ardhshme nuk do të mund të ushtrojë asnjë detyrë zyrtare apo politike. Sa i përket dënimit me burg, pasi është dënuar me një vit burg, ai do të mund ta shlyejë këtë dënim për një shumë prej rreth 36 mijë KM (18407 euro), sipas ligjit në fuqi.

Sa i përket drejtorit të “Sluzbenog lista” (Gazeta Zyrtare) të Republikës Serbe, Milos Lukiq, ai është shpallur i pafajshëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu