Doarsa Kica-Xhelili shpërthen ndaj VLEN-it pas ndeshjes në Maqedoninë e Veriut: “Brohoritje primitive dhe heshtje e neveritshme nga përfaqësuesit shqiptarë!

Zërat e arsyes janë të rrallë në kohë kur urrejtja mbretëron në tribuna dhe heshtja në institucione. Një prej tyre vjen nga deputetja Doarsa R. Kica, e cila në një reagim të fuqishëm publik ka denoncuar gjuhën nxitëse ndaj shqiptarëve në një ndeshje basketbolli në Maqedoninë e Veriut – dhe më fort se kaq, heshtjen e turpshme të përfaqësuesve shqiptarë në pushtet.

“Ato që u dëgjuan në ndeshjen e basketbollit në Maqedoninë e Veriut s’ishin thjesht brohoritje, por zhurma primitive e një mendësie të kalbur. E megjithatë, më e neveritshme se kjo zhurmë është heshtja që e shoqëroi”, shkruan Kica.

Ajo ngre alarmin se heshtja nuk është më maturi, por bashkëfajësi, dhe se mungesa e reagimit ndaj thirrjeve antishqiptare është një akt i qartë dorëzimi kombëtar.

“Të jesh në qeveri dhe të mos reagosh kur fyhet identiteti yt, nuk është as politikë, as pragmatizëm – është dorëzim”, thekson ajo me tone të ashpra.

Goditje direkte për liderët shqiptarë në Maqedoni
Deklarata e saj është një shuplakë publike për të gjithë përfaqësuesit politikë shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, të cilët – në vend që të ngrisin zërin për dinjitetin e popullit që përfaqësojnë – kanë zgjedhur heshtjen dhe nënshtrimin politik.

“Nuk e di kush prisni të jetë për ne shqiptarët kur nuk jemi për veten?”, përfundon Kica, duke e lënë pyetjen hapur për ata që pretendojnë të jenë zëri i shqiptarëve në Shkup.

Një moment i errët për politikën shqiptare në rajon
Rastet e tilla po bëhen të shpeshta në Maqedoninë e Veriut, por reagimet janë gjithnjë e më të zbehta. Kjo heshtje, që më parë quhej “maturi diplomatike”, tashmë po perceptohet si fajësi, frikë apo interes i ulët politik. Deklarata e Kicës është ndër të rrallat që guxon të thotë të vërtetën pa filtra.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200...

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën...

Nxënësi model nga Dizhoni – donon 5 mijë euro për shkollën “Imri Elezi”, para që i grumbulloi nga YT

Nxënësi nga Çairi dhuron 5 mijë euro për shkollën e tij “Imri Elezi” Një gjest frymëzues nga një i ri në Çair po bën bujë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu