Djali i Trump me biznesmenë serbë në Beograd

Donald Trump Jr., djali i kandidatit republikan për president Donald Trump, organizoi një darkë biznesi me biznesmenë nga Serbia më 23 shtator në Beograd, konfirmoi Radio Evropa e Lirë (RSE).

Slavko Cariq, ish-kryetar i Bordit Ekzekutiv të Erste Banka, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka marrë pjesë në darkën ku, siç thotë ai, tema ka qenë “investimet dhe atraktiviteti i mjedisit afarist të rajonit dhe të Serbisë nga perspektiva e investitorë nga Shtetet e Bashkuara”.

Siç thekson Cariq, ata diskutuan se “cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet në investimet në rajonin e Evropës Juglindore dhe në SHBA, si dhe cilat janë avantazhet e këtij rajoni dhe si të realizohet potenciali i plotë në bashkëpunimin e ndërsjellë të biznesit”.

Një foto nga darka në Beograd ka postuar në Instagram edhe Kimberly Guilfoyle, partnerja e Donald Trump Jr.

Donald Trump Jr. është nënkryetari ekzekutiv i Organizatës Trump.

Kjo kompani është një ent biznesi që përfshin qindra kompani dhe partneritete që zotërojnë ose menaxhojnë ndërtesa zyra, hotele, kulla apartamentesh, klube golfi, të drejta të markës, marrëveshje licencimi dhe prona të tjera në mbarë botën.

Trump Jr merr pjesë dhe mbështet babanë e tij në fushatën presidenciale.

Ai ishte dëshmitar në gjyqin e vitit 2023, ku familja Trump u akuzua për krime tatimore. Akuzat përfshijnë mashtrim tatimor dhe falsifikimin e dokumenteve të biznesit.

Organizata Trump dyshohet se ka ekzagjeruar pasurinë e saj dhe ka falsifikuar të dhënat e biznesit.

Trump Jr tha në atë gjyq se ai nuk ka punuar në pasqyrat financiare gjatë fushatës, raportoi BBC.

Djali i madh i Donald Trump mori pjesë gjithashtu në fushatën presidenciale të babait të tij në vitin 2016.

Ai gjithashtu u mor në pyetje në Senat në lidhje me hetimin për përfshirjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale katër vjet më parë.

Në qershor 2016, Trump Jr. u takua me avokaten ruse Natalia Veselnitskaya pasi dyshohet se i ishte thënë se ajo mund t’i jepte atij informacion kompromentues për kundërshtaren e atëhershme të babait të tij, Hillary Clinton. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

Qytetarët kritikojnë rritjen e çmimit të rrymës, shqetësime për faturat e larta

Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu