Dita e Shën Kirilit dhe Metodit/ Siljanovska vendos kurora me lule pa emrin e shtetit?!

DITA E SHËN KIRILIT DHE METODIT
Presidentja e Gordana Siljanovska – Davkova ka vënë kurora me lule në pllakën përkujtimore të iluministëve sllav Shën Kirili dhe Metodi në Romë, por pa shkruar emrin e vendit tonë. Cilin shtet e përfaqësoi Siljanovska Davkova në Romë? Kjo ëhstë një nga pyetjet që shtrohet kohëve të fundit pas paraqitjes së saj të parë publike jashtë vendit.

“Presidentja Siljanovska – Davkova vizitoi bazilikën “Santa Marija Maxhore” ku vendosi kurora me lule në pllakën përkujtimore – pllakën në gjuhën maqedone për nder të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi” – thonë nga Kabineti i Presidentes.

Për dallim prej saj, në ngjarjen e njëjtë përkujtimore, në kurorën me lule që e vendosi Presidenti bullgar, Rumen Radev, qartazi shihet ku shkruhet Republika e Bullgarisë. Prej se mori postin e Presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, I shmanget përdorimit të emrit të shtetit, kurse krahas emrit kushtetues nuk e shqipton as Republika e Maqedonisë. E gjitha kjo situatë ka shkaktuar reagime të ashpra nga Greqia por edhe nga BE-ja.

Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, që nga ceremonia e inaugurimit të Siljanovskës, gati për cdo ditë, përmes mediave greke, drejton akuza në adresë të Shkupit për shkelje të Marrëveshjes së Prespës duke u kërcënuar me bllokimin e vendit në rrugën drejt BE-së. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu