Dimitrievski: Nëse vërtetohet shkelja, do marrim masa kundër drejtorit, Gëzim Kadriu!

Portali informativ, indeks.mk para dy ditësh raportoi për një keqpërdorim të kryer nga ana e drejtorit të Ndërmarrjes Publike, “Tregu i Gjelbërt” Kumanovë, Gëzim Kadriu, i cili me veturë zyrtare ka udhëtuar nga Kumanova për në Gostivarë për të “ndihmuar”, kreun e Gostivarit, të ndarë nga ASH-ja që ta mbush sallën.

Për këtë rast, Indeks.mk, kërkoi përgjigje nga kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nëse i njëjti do të marrë ndonjë masë kundër drejtorit në fjalë.

Në një bisedë telefonike, Dimitrievski tha se nëse vërtetohet një gjë e tillë sigurisht so do merren masa, megjithatë duke dashur të heqë përgjegjësinë nga vetja, Dimitrievski tha se themelues i ndërmarrjeve publike komunale është Këshilli Komunal.

“Unë nënshkruaj vendime për emrime dhe shkarkime të drejtorëve, organ themelues i Ndërrmarejeve Publike Komunale është Këshilli Komunal. Nëse vërtetohet shkelja, do të veprojmë. Megjithatë ne nuk mund të marrim masa në bazë të shpekulimeve. Kërkoni përgjigje fillimisht nga drejtori”, tha mes tjerash Dimitrievski.

Kutjojmë, të shtunën, vetura zyrtare e drejtorit të N.P “Tregu i gjelbërt” Kumanovë është fotografuar në një parking afër vendit ku kryetari i Gostivarit ka mbajtur takim me mbështetësit e tij. Ndryshe, krahu i Taravarit dhe Alternativa janë në koalicion lokal me Maksim Dimitrievskin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet shëndetësore paralele në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore paralele serbe që veprojnë në Kosovë. Në...

Safe City në pikëpyetje, shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për vënien në funksion të Safe City

Shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për njërin nga ligjet e kryesore për vënien në funksion të sistemit Safe City. Bëhet fjalë...

Kuvendi zgjedh për ministra Muhamet Hoxhën dhe Bekim Salin

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot, në kuadër të seancës së 75-të plenare, zgjodhi Muhamet Hoxhën si Ministër të Mjedisit dhe Bekim Sali si...

Nis përçarja në VLEN, Fatmir Limani kundër Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka dalë hapur kundër qasjes së lidershipit në koalicionin VLEN, duke sinjalizuar përçarje të brendshme...

Pakënaqësi në VLEN: Pas Fatmir Limanit reagon edhe Gazmend Sejfuli

Pas ministrit Fatmir Limani, edhe një tjetër themelues shpreh pakënaqësi ndaj VLEN. Gazmend Sejfuli, një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, ka reaguar publikisht duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu