Dimër në Austri, bie mbi një metër borë

Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një metër borë.

Fotot dhe videot tregojnë se banorët e Obertauern, zonë kjo e njohur për turizëm dimëror, mezi kalojnë nëpër rrugë, shtëpitë pothuajse plotësisht të zhytura në dëborë dhe makina të mbuluara plotësisht, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Nga reshjet e borës u goditën edhe zonat malore perëndimore të Austrisë. Trashësia e borës në rajonin e Tirolit është rreth një metër. Stuhia pasoi temperaturat 30 gradë të dielën e kaluar dhe solli bllokadë të trafikut rrugor teksa po vazhdojnë operacionet e shpëtimit për një burrë që u zhduk pas një orteku.

Bora filloi të bjerë në lartësitë 1500 metra mbi nivelin e detit, por linja filloi të zbriste në 1100 metra. Në mbrëmje filloi të bjerë në 900, dhe lokalisht në 700 metra mbi nivelin e detit

Kancelari Karl Nehammer paralajmëroi sot se kulmi i valës së stuhisë nuk ka ardhur ende.

Fronti i ftohtë të premten shkaktoi temperatura të ulëta rekord për këtë periudhë të vitit edhe në Zvicër, gjë që çoi në mbylljen e rrugëve malore

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LAJMI I FUNDIT: RAPORTOHET BRESHËRI ANTI-RAKETASH NGA MBROJTJA AJRORE PRANË REZIDENCËS SË KHAMENEIT NË TEHERAN

🚨🇮🇷 LAJMI I FUNDIT: RAPORTOHET BRESHËRI ANTI-RAKETASH NGA MBROJTJA AJRORE PRANË REZIDENCËS SË KHAMENEIT NË TEHERAN Mbrojtja ajrore iraniane raportohet se po qëllon intensivisht në...

JETA VAZHDON NDËRSA RAKETA IRANIANE “Fluturojnë” MBI LIBANI

JETA VAZHDON NDËRSA RAKETA IRANIANE “FLUTUROJNË” MBI LIBANIN Libanezët vazhdojnë të festojnë ndërsa raketat fluturojnë drejt Izraelit sipër tyre. Dekada konflikti të pandërprerë e kanë bërë...

Mediat iraniane: Rrëzohen 2 avionë luftarakë izraelitë, kapet një pilote izraelite

Ushtria iraniane ka rrëzuar dy avionë luftarakë izraelitë të përfshirë në sulmet ajrore të sotme në territorin iranian dhe ka kapur një pilote izraelite,...

Irani bën gati raketat Kheibar: Bota do të tronditet nga çfarë do të shohë

Raketat Kheibar do të lëshohen së shpejti — bota do të tronditet nga ajo që do të shohë. Është ky njoftimi i fundit që vjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu