Digjet një veturë në qendrën tregtare East Gate Mall

Pasditen e sotme është djegur një automjet në garazhet e qendrës tregtare “East Gate Mall” në Shkup, me çka ka intervenuar një ekip i brigadës së zjarrfikësve të Shkupit. Nga brigada informuan për MIA-n se zjarrin e kanë paraqitur vizitorët e qendrës tregtare, pas çka kanë intervenuar me një automjet të zjarrfikësve dhe gjashtë zjarrfikës.

Nga brigada e zjarrfikësve theksuan se intervenimi ka përfunduar, ndërsa para arritjes së ekipit të tyre në “East Gate Mall” veç më kishte filluar shuarja e automjetit të përfshirë nga zjarri.

“Intervenimi ka përfunduar. Bëhet fjalë për një automjet të përfshirë nga zjarri. Shërbimet në “East Gate” veç më kishin filluar ta shuajnë. Pas një ragimi nga vizitorët, është dërguar një automjet me gjashtë zjarrfikës”, deklaruar për MIA-n nga Brigasa e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Për shkak të zjarrit, qendra tregtare ishte evakuuar përkohësisht. Shkaqet e zjarrit tani për tani janë të panjohura.

Ndryshe, paraprakisht zjarrfikësit shuan një zjarr në të cilën u dogjën pesë automobila të parkuar nën Kalanë e Shkupit në poligonin e dikurshëm për provim për patent shofer.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu