Diaspora voton sot – Mijëra persona me të drejtë vote

Edhe në këto zgjedhje, numri i votave nga diaspora do të jetë simbolik. Gjithsej 2571 votues janë paraqitur dhe kanë fituar të drejtën për të votuar. Diaspora në 31 vendvotime voton sot në zyrat e përfaqësive konsullore dhe diplomatike të vendit, ku janë dërguar 191 anëtarë për këshillat zgjedhor.

“Sipas informacioneve që kemi, votimi zhvillohet në rregull. Nuk ka probleme dhe vazhdon. Diku ndoshta edhe ka mbaruar votimi sepse varet nga numri i votuesve por ato informacione do t’i kemi deri në mbrëmje”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së. Si për diasporën, po ashtu edhe për kategoritë e tjera të qytetarëve që kanë votuar sot, rezultatet do të dihen nesër, bashkë me rezultatet e votimit të ditës së nesërme.

“Rezultatet e votimit të sotëm për këtë kategori të personave, të sëmurë, në burgje, në shtëpitë e pleqve dhe në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike nuk do të publikohen sot sepse ligjërisht dhe sipas urdhëresës së KSHZ ashtu është edhe ligjërisht. Këto fletëvotime vendosen në zarfe të veçanta dhe këshillat zgjedhor nuk guxojnë t’i hapin dhe gjatë ditës së nesërme shpërndahen në Komisionin Komunal Zgjedhor përkatës ku janë votuesit të regjistruar”, u shpreh Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Më shumë të interesuar për të votuar në diasporë ka pasur në Berlin, Bern, Bon, Vjenë, Lublanë, Minhen dhe Toronto. Diaspora nuk do të votojë në zgjedhjet parlamentare meqë numri i të interesuarve ishte shumë i ulët dhe nuk e plotësonte kushtin e nevojshëm.

lajmet e fundit

Mimoza Kusari për myftiun Tërnava: Nuk munden Bashkësitë Fetare me ia imponu Kuvendit orientimin fetar…

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, të enjten. Ajo ka folur edhe për...

Transformohet totalisht “Gani Gërmia”

Visar Dermaku, për publikun i njohur si Gani Gërmia, së fundi ka ndërmarr hapa konkret në transformimin e pamjes së jashtme. Gazetari, i cili...

Dita e Lirisë së Mediave, gazetarët e Maqedonisë me paga nën mesataren

Me kërcimin e 19 vendeve dhe pozicionimin në vendin e 38, sipas raportit të vitit të kaluar të Gazetarë pa kufij, por edhe me...

Pas një viti, hapet sërish ura “Bellasica” në Shkup

Pas pothuajse 1 viti, përkatësisht nga 12 maji kur e kaploi zjarri i madh, ura “Bellasica” nga sot është hapur plotësisht për trafik. Pasi...

Kurti luan me zjarrin, entuziazmon nxënësit në gjimnazin “Xhevdet Doda” dhe ministrin Vitia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte qenë nxënës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu