Dështon sërish mbledhja e Komisionit, Ilire Dauti nuk lëshon pe për “branitellat”

Nuk ka zgjatur shumë debati në Komisionin për Politikë Sociale me të cilën udhëheq, Ilire Dauti.Edhe pse në rend dite kishte pika tjera , branitellat ishin shkaku I ndëprejes së seancës nga ana e kryetares Dauti. Deputetja e LSDM Jovana Trencevska kërkoi fillimishtë të debatohet për ligjin e branitellave që shkaktoi ndërprerjen e seancës.

“Në përputhje me të drejtën time si deputete për plotësim të rendit të ditës në këtë seancë kërkoj që si pikë e parë të vendoset propozim ligji për të drejtat e forcave të sigurisë”, tha Trençevska.

“Ne kemi thënë që kemi nevojë shtes për të gjithë ju keni insistuar shoqëri për të gjithë. Fundja, çdo e keqe ka një të mirë, e keqja është që nuk arrini ta kuptoni se shqiptarët ose ushtarët e UÇK-së duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe ligjin të cilin ju e keni mirëpo është e mira që në sy të opinionit keni mundësi të paraqiteni dhe të ju njohin shqiptarët spaku ata 50 mijë shqiptarë të cilët ju votuan në vitin 2016-të më pas edhe në vitin 2020”, tha Ilire Dauti.

Edhe VLEN është kundër përfshirjes së propozim ligjit të Branitellave në rend dite në Komision. Thonë se ndajnë të njejtin qendrim me kryetaren e Komisionit dhe thonë se edhe ata janë për përfshirjen e ish ushtarëve të UÇK-së në propozim ligj.

“Nuk mund të futet ai ligj për braniteallat në Kuvend nëse në atë ligj në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë nuk përfshihen edhe veteranët e UÇK-së. Nuk mundet që njëra palë e cila është pjesë e konfliktit të gjithë ato të drejta të garantuara sot me ligj një ligj që tashmë e dijmë se disa herë ka kaluar në Kuvend dhe fatkeqësisht është toleruar edhe nga partitë politike shqiptare të përfshijë një kategori e të diskriminojë një kategori tjetër. Jemi thellësisht të shqetësuar për vet faktin se sot pjestarët e UÇK-së janë në gjendje të mjerueshme”, tha Imerlie Saliu.

Ndryshe, është seanca e tretë e Komisionit për Politike Sociale që ndërpritet pas kërkesës që të përfshihet dhe diskutohet për ligjin e Branitellave. (Klan.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu