Deputetët e Frontit Europian akuzojnë ministrin Taravari se i bën presion psikologjik drejtorëve

Deputetët e Frontit Evropian akuzojnë ministrin e Shëndetësisë Arben Taravarin se po kërcënon drejtorët e klinikave për të dhënë dorëheqje. Sipas deputetes Rina Ajdarit, përmes njerëzve të Taravarit, drejtorëve organizativ dhe atyre medicinal, po ju ushtrohet presion psikologjik dhe institucional e deri edhe në kërcënime që të japin dorëheqje edhe pse kanë mandat. Sipas saj kjo është e pakuptimtë sepse propozim ligji për mbrojte shëndetësore që është në Kuvend edhe ashtu parasheh shfuqizimin e drejtoeëve ekonomik.

Rina Ajdari, deputete e Frontit Evropian
“Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Arben Taravarit po ju bëjnë shtypje psikologjike dhe institucionale deri edhe në nivel të kërcënimeve drejtorëve organizativ, por edhe atyre medicinal edhe pse kanë mandat që të japin dorëheqje nga funksioni dhe detyra e tyre. Është e pa kuptueshme se përse veprohet në këtë mënyrë pikërisht në momentin kur në Kuvend është në procedurë propozim ndryshim ligji për mbrojtje shëndetësore, përmes të cilit parashihet shfuqizimi i drejtorëve orgaizativ “. Nga VLEN kundërpërgjigjen se drejtorët ekonomik kanë qenë vetëm ushtarë partiak që kanë shërbyer për të ju sjellur vota.

Saranda Imeri, deputete e VLEN-it
“Ne nuk do të lejojmë që ushtarët partiak të punësohen dhe të jenë barrë e buxhetit të qytetarëve në shtetin tonë. Dmth me këtë BDI mundohet vetëm që të mbroj kriminalitetin e drejtorëve të tyre që do të dalin nga revizioni të cilin ne e kemi paralajmëruar. Këtë nuk e kanë bërë për të punësuar njerëz dhe për të rregulluar statusin e tyre, por thjeshtë është bërë për blerje votash dhe kjo u pa në zgjedhjet e kaluara”.

Propozim ligji për Mbrojtje Shëndetësore do të jetë në rend dite në Kuvend më datë 23 korrik. Deri tani ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka shkarkuar 9 drejtorë ekonomik, të cilëve ju kishte skaduar mandati./shenja

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu