Delegacionit serb nuk i pëlqen që u përmend “anëtarësimi i Kosovës në KiE”, ikin nga takimi në Sarajevë

Gjatë ditës së parë të takimit vjetor të përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, në Sarajevë, delegacioni i Serbisë dhe nënkryetari i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Radovan Kovaçeviq, kanë ndërprerë fjalimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe janë larguar nga konferenca.

Kjo u bë e ditur nga anëtari i delegacionit të Kosovës, Arbër Rexhaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, më 12 qershor.

“Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaqë të vërtetë t’i ndalonin fjalimet tona. Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë”, tha Rexhaj duke bërë të ditur se pjesëmarrës aty ishte bashkë me deputetin tjetër të Kuvendit të Kosovës, Erxhan Galushi.

Ai falënderoi deputetët e Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilët siç tha ai “u përballen me ta, duke u rreshtuar qartazi në krahun tonë”.

“Ua tham troç se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Poashtu, sulmi në Banjskë të Kosovës dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo si e Millosheviçit”, shkroi Rexhaj.

Agjencia e lajmeve e entitetit Republika Sërpska, SRNA raportoi se delegacioni serb me Kovaçeviqin – anëtar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të Milorad Dodi – u largua nga konferenca për shkak se “një anëtare e delegacionit kroat, Zdravka Bushiq, tha se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës”.

Kosova i ka kaluar dy prej tri fazave të nevojshme për pranim në Këshill të Evropës, organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut.
Në hapin e tretë – miratimin e anëtarësimit në Komitet të Ministrave – Kosova nuk është përfshirë në agjendë, pasi nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serbia dhe liderët e entitetit Republika Sërpska nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Takimi është një mbledhje e rregullt vjetore dyditore e përfaqësuesve të komisioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore, e organizuar nga Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Asamblesë Parlamentare të BeH, Qendrës Rajonale për Bashkëpunim të Sigurisë dhe Misionit të OSBE-së në BeH, me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për Kontrollin e Forcave të Armatosura./rel

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali i harruar: Mërgimtari i shpërblyer nga Komuna rikthehet si mysafir nderi

Pas pagesës prej 90 mijë denarësh nga Komuna e Tetovës, Xhevat Xhemaili shfaqet në pushime në vendlindje Xhevat Xhemaili, mërgimtari për të cilin u raportua...

Rami Mislimi e zbulon anketën e tretë me Photoshop të Bilall Kasamit – i del 100.7%

Zbulohet anketa e tretë me Photoshop e Bilall Kasamit – 100.7% Pasi e shiti Monopollin, NPK-në, ndriçimin publik, parkingun përballë NPK-së dhe së fundmi mori...

Lajmi i madh i Bilit të vockël, me investitor serb!

Skandal pas skandali, Bili i vockël s'ka të ndalur. Këto ditë Bili i vockël paralajmëroi se do te të ketë një investim prej 800 mijë...

“Deputeti Qoku manipulon publikun – Selimi e zhvesh me fakte: Vetë votuat qeverinë e ‘Botës Serbe’”

Shkup, 22 korrik 2025 – Përpjekja e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, për të relativizuar përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e...

Deputeti i Mickoskit – i vetmi maqedonas në një familje të tërë bullgare

Ohër, 22 korrik 2025 – Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i kryesisë ekzekutive të partisë VMRO-DPMNE në Shkup, që së fundmi deklaroi se shërbimet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu