Deklaratë zyrtare nga FC Struga, pas akuzave nga FC Shkupi!

Deklaratë Zyrtare nga FC Struga Trim Lum

Për tifozët tanë , komunitetin e futbollit, dhe të gjithë ata që çmojnë shpirtin e lojës,

Klubi ynë është në dijeni për komentet dhe akuzat e bëra së fundmi nga klubi i FC Shkupi në lidhje me ndeshjen tonë të fundit për vendimet e marra nga gjyqtarët e ndeshjes dhe “shqetësimin” e tyre për skuadrën e FC Voskës. Është e drejtë e opinionit nga secili aktor, por ajo që na habiti sihte fakti që pikërisht kryesia e FC Shkupit deklarohet me ato akuza ndaj nesh, duke ditur që Fc Shkupi tashmë është një klub kaq serioz.

FC Struga ka mbajtur gjithmonë standardet më të larta të sportivitetit dhe lojës së drejtë. Fokusi ynë mbetet në luajtjen e lojës që ne e duam me pasionin dhe respektin që ajo meriton.

Le t’i marrim me radhë; Reagimi i Fc Shkupit ka disa probleme tepër serioze për komunitetin e futbollit në përgjithësi dhe i prish balancat e komunikimit.

1. Reagimi si palë në një ndeshje të tretë, është një precedent i pandodhur më parë, që rrezikon të bëhet praktikë jo etike në raportet mes klubeve.

2. Si i tillë nuk është aspak reciprok ndaj Fc Strugës. Ne kurrë nuk kemi reaguar as zyrtarisht as në media në ndeshje jo direkte.

3. Reagimet që i kemi bërë kanë qenë për ndeshjet direkte edhe atë kundër referimit në episode jo ndaj klubeve respektive.

4. Nuk reaguam në një episod që mund ta shkaktonte humbjen e kampionatit ne ndeshje direkte me Fc Shkupin në sezonin 2022-2023.

5. Etiketimi direkt Fc Strugës në reagimin e faqes zyrtare të një klubi të tretë, është jo etik dhe i rrezikshëm jo veç per klubin tonë por edhe per reputacionin e futbollit.

Gjithsesi, ne nuk do të biemi kurrë në grackën e etiketimit te klubeve, duke mos pasur arsye të forta e direkte, pa qoftë kjo edhe kunder fc Shkupit, që kryen një reagim te paprecedentë.

Ndërsa ecim përpara, angazhimi ynë për të kontribuar pozitivisht në futboll – si në fushë ashtu edhe jashtë saj – mbetet i patundur. Ne me padurim presim ndeshjet tona të ardhshme dhe mundësinë për të vazhduar të sjellim emocion dhe gëzim për tifozët Strugan.

Ju faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Me respekt,
FC STRUGA TRIM LUM

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ja kush ka përfituar nga USAID në Maqedoni/, Emisioni 36 Gradë, Sloboden Pecat, KOHA, Top TEMA dhe…

Agjencia e USAID-it, për të cilën presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, tha se “drejtohet nga një bandë e çmendurish radikale”, të cilët...

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë së...

Struga dhe Koroshishti i japin lamtumirën profesorit Rexhep Leshko

Sot është ndarë nga jeta profesori Rexhep Leshko, një emër i njohur në arsimin e Strugës dhe Koroshishtit. Për të nderuar punën dhe kontributin e...

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania është e gatshme t’i shpallë luftë Izraelit në rast se kryeministri Benjamin Netanyahu tenton të dëbojë me forcë palestinezët në territorin e saj. Paralajmërimi...

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për ndalimin e pjesëmarrjes së transgjinorëve në sportet për femra

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon sportistët transgjinorë të marrin pjesë në sportet për femra. Urdhri kërkon që organizatat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu