Deklarata e Hovenier, Haziri: Edhe një ‘shuplakë’ diplomatike e Amerikës për qeverinë Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka cilësuar si “shuplakë diplomatike” për Qeverinë Kurti deklaratën e sotme të Ambasadorit të ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shkruan Reporteri.net.

Sipas Hazirit, deklarata e Hovenier tregon për nivelin e raporteve me ShBA’në.

“Se në çfarë shkalle qeveria Kurti i ka degraduar raportet me mikun më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon deklarata e sotme e ambasadorit Hovenier, i cili e citoi babanë e tij, këshilla e të cilit ishte: “Mos p…… në dyer të klubit që doni të hyni”. Kjo tregon edhe njëherë sa të shqetësuar janë miqtë tanë me këtë qeveri që mbeti tash e tri vjet pa miq. Kjo qeveri, jo vetëm në derë të klubit, por ka p…… edhe në derë të mikut. Kjo deklaratë deklaratë vjen për shkakt të kontrollit mbi polici, mosrespektimit të të drejtave për pakica si zotim dhe arsyetim i pranimit të Republikës tonë, moskoordinit me aleatët e mosmbajtjes së fjalës e obligimeve.”, ka shkruar Haziri.

Lexo edhe:
Pritja e Bill dhe Hillary Clinton, Osmani: Mes liderëve të shumtë nga shtete mike të Kosovës
“Jini të gatshëm kur të vijë treni” – mesazhi që Hovenier, Orav e Rohde i çuan Qeverisë për dialogun
Kirurgu Naim Loxha rikthehet në spitalin e Pejës
Ndryshe, Hovenier ka vlerësuar që duhet të ketë përkushtim të ri në dialog, përfshirë ndërkombëtarët, Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Njëherit, ai ka deklaruar se ShBA-ja dëshiron të shohë këtë, por pa kompromentuar themelet e Kosovës.

“Duhet përkushtim i ri në dialog nga të gjithë, ndërkombëtarët, Qeveria e Kosovës, Qeveria e Serbisë. Ajo që na duhet është serioziteti dhe qëllimi në dialog. Duhet qasje e re më energjike nga të dyja palët. Negociuesit më të suksesshëm gjithmonë mendojnë për situatë ‘fitim-fitim’. Mendojnë si të marrin diçka, por edhe kolegu i tyre të marrë diçka që të jetë i kënaqur. Është proces. SHBA-ja dëshiron të shohë këtë por pa kompromentuar themelet e Kosovës. S’do të ishte asnjë fitore çdo ndryshim në sovranitetin, pavarësinë apo integritetin territorial apo demokracinë e Kosovës. Por, nuk është edhe fitore kur minoriteteve nuk u respektohen të drejtat. Gjyshi im ka pasur një thënie njëherë, dhe ju lutem me falni për karakterin paksa të shëmtuar të në të, nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit”, tha Hovenier.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu