Deklarata e fundit e Hillit për Asociacionin, nga Kosova i shkon një reagim i ashpër: Veç t’i kryejmë do punë në Veri!

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill, vazhdon t’i tregojë Kosovës se duhet të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai në një deklaratë së fundmi, ka thënë se Asociacioni është elementi parësor në tavolinën e diskutimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Atij për këto deklarime, i ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari!

“Yes, yes… veç t’i kryejmë do punë në veri. Çështjen e personave të pagjetur. Kërkim falja. Më pas pranimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia, kompensimi i dëmeve të luftës dhe në fund ndoshta i vjen rendi edhe Asociacionit.

E, derisa të ndodhin krejt këto për një gjë jam i sigurtë: mandati yt si ambasador do të përfundojë. Nuk them se do të harrohesh ngaqë do mbahesh mend për deklaratat e llojit “Serbia është më afër anëtarësimit në NATO sesa Kosova”, “Bombardimet e NATO-s kohë e tmerrshme, serbët as që duhet ta harrojnë”, etj, etj…

Qysh na ka mësuar vet SHBA: Ne i kemi lidhjet e fuqishme, të hekurta me Amerikën. Kemi veç disa sfida me deklarimet e Ambasadorit të tyre në Serbi”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu