Ilire Dauti nga Fronti Europian foli sërish për ligjin për “branitellat”, ku ritheksoi se ai ligj nuk kalon nëse nuk përfshihen edhe ushtarët e UÇK-së.
“Pa mos u futur edhe ushtarët e UÇK-së në atë ligj, ai ligj përmes meje nuk mund të kalojë në atë komision. Sa u përket kërcënimeve të asaj natyre, po e them publikisht, as s’më bëjnë përshtypje, as nuk na fikësojnë e as nuk na zbrapsin prej primeve që udhëhiqemi edhe në jetë edhe në politikë”, tha Dauti.