Dauti: Halil Snopçe nuk votoi kundër pikës për Ligjin e branitellave, për ta mbuluar turpin trillon shpifje, gënjeshtra dhe ofendime

Halil Snopçe nuk votoi kundër pikës për Ligjin e branitellave, për ta mbuluar turpin trillon shpifje, gënjeshtra dhe ofendime

Halil Snopçe i cili kur është dashur të deklarohemi për Ligjin për Branitellat, nuk ka votuar fare (nuk e ka kundërshtuar), ndërsa unë Ilire Dauti dhe kolegët e tjerë shqiptar kemi votuar kundër. Deputeti Halil Snopçe paturpësisht merr për bazë gjithë seancën për të më akuazuar për Ligjin për branitellat, për të cilin po e përsëris une kam votuar kundër e ai edhe pse ka qenë në seance nuk ka votuar fare. Për ta mbuluar turpin trillon shpifje, gënjeshtra dhe ofendime. Turp!

Qëndrimi i deputetit ndaj ndonjë ligji kuptohet me votën ndaj atij ligji konkret, ashtu siç ndaj ligjit të branitellave vota ime është kundër ndërsa Halil Snopçe edhe pse ka qenë prezent nuk ka votuar aspak, ndërsa rendi i ditës zakonisht permban disa ligje të cilat mund të jenë në interes të qytetarëve.

Për dijeni të opinionit, sqarim i detajuar:

Në komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, gjatë debatit për Komitetin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, deputeti Halil Snopçe, për ta mbuluar turpin që votoi kundër shpejtimit të këtij komiteti, tentoi të mashtrojë, por zbuloi një turp edhe më të madh për veten. Ai shpifi ndaj meje se gjoja unë paskam votuar për ligjin e branitellave në rend dite, por me listingun e votimit gjatë seancës plenare doli në shesh se gjatë propozimit për futjen e këtij ligji me procedurë të shkurtuar, deputetët e ASH-së dhe Frontit Europian kanë votuar kundër, ndërsa deputeti Halil Snopçe edhe pse ka qenë prezent nuk ka votuar fare. Ai tentoi të manipulojë duke keqpërdorur votimin për rendin e ditës, ku ne kemi votuar në tërësi pasi në atë rend dite kishim pikat e propozuara nga ana jonë e që janë në interes të shqiptarëve dhe qytetarëve në përgjithësi. Pra thënë shkurt, për të mbuluar votën e tyre kundër përshpejtimit të komitetit, Snopçe duke dashur të më etiketojë mua, nxiti të vërtetën e hidhur për vete, se vetë ai nuk ka dhënë votë kundër ndaj Ligjit për Branitella.
Turp i trefishtë…

– Ilire Dauti, Sekretare e Përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Siria shqyrton rikthimin e patrullave ruse për të frenuar Izraelin në jug

Qeveria kalimtare e Sirisë është e interesuar në rivendosjen e patrullave të policisë ushtarake ruse në provincat jugore të vendit, sipas Kommersant. Patrullat do të...

Kosovë/ Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca

Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca Një person ka vdekur dhe dy të tjerë...

Besarta Alija reagon ndaj deklaratave të Izet Mexhitit: “Sulmet tregojnë frikë nga një realitet i ri politik”

Sot, Besarta Alija ka reaguar ashpër ndaj disa deklaratave të fundit të deputetit Izet Mexhiti, të cilat i ka cilësuar si “të pabaza dhe...

Katari denoncon “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera nga Izraeli

Kryeministri i Katarit të hënën denoncoi “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera në Rripin e Gazës nga Izraeli, ku pesë punonjës të...

Aleanca: Deklaratat e Mickoskit, rrezik për stabilitetin – partnerët shqiptarë bashkëfajtorë me heshtje

Shkup – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si “skandaloze”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu