DASh: do të zgjerohet lista e zezë me persona të fuqishëm në RMV

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përditësojnë listën e zezë edhe pse nuk japin afat kohor se kur mund të ndodh kjo gjë. Duke rikujtuar vendosjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubit dhe të gjykatësit Enver Bexhetit në listën e zezë amerikane përshkak të përfshirjes së tyre në korrupsion, pritet përditësim sanksioneve, por kjo do të varet nga hetimet.

DASh

“Ashtu si hetimet nxjerrin prova të reja për sjellje të pahijshme, posaçërisht të atyre që janë në pozicione të fuqishme, presim të vijoj përditësimi i listës së sanksioneve. Edhe pse nuk mund të sigurojmë një korrnizë konkrete kohore, mund të themi se besojmë që do të shtohen shumë emra dhe mund të prisni se të gjitha sanksionet e ardhëshme, do ta pasqyrojnë përkushtimin tonë në promovimin e përgjegjësisë dhe mbështetjes për sundimin e së drejtës në RMV”.

Për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, SHBA thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe porositi që të respektohet pavarsia e gjyqsorit.

DASH

“Askush nuk është mbi ligjin, ndryshojini mjetet dhe ligjet tuaja ekzistuese për rezultate më të mëdha dhe respektojeni pavarsinë e gyqsorit. Populli meriton që liderët dhe funksionarët e tij të mbjanë përgjegjësi. SHBA mbështet denimin e atyre që shfrytëzojnë zbraztirat ligjore dhe që punojnë për interesin e tyre, në vend të interesit të njerëzve që e kanë zgjedhur në atë funksion”.

Por presin që edhe gjykatësit të kërkojnë përgjegjësi nga personat e korruptuar.

Më tej thonë se korrupsioni vazhdon të jetë pengesë e madhe për përparimin e Maqdonisë së Veriut dhe shkaku kryesor që reformat ekonomike nuk funksionojnë, ndërsa të rinjtë shpërngulen. SHBA theksojnë se mbeten optimist për angazhimin e vendit për të zbatuar reformat e nevojshme dhe se rruga evropiane është kyçe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu