Danella Arsovska godet në samit: “Në Maqedoni nuk sundon ligji, por mafia!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka dërguar një letër të hapur ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Mihalis Rokas, përmes së cilës i ka përcjellë një mesazh të fuqishëm Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, që ndodhet në vend për samitin BE – Ballkani Perëndimor përcjell INA

Në letrën e saj, Arsovska ngre alarmin për mungesën e mbrojtjes institucionale ndaj kërcënimeve që ka marrë ajo dhe bashkëpunëtorët e saj pas zbulimit të një skandali të rëndë kriminal që përfshin kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu. Sipas saj, grupi i strukturuar kriminal, me ndihmën e zyrtarëve të institucioneve shtetërore, ka falsifikuar dokumente për legalizime të paligjshme, duke përfituar miliona euro – në disa raste edhe në emër të të miturve.

“Në çdo shtet ekziston mafia, por vetëm në Maqedoni mafia ka shtetin”, shkruan Arsovska, duke i kërkuar Komisioneres Kos që BE të mos heshtë përballë kësaj situate alarmante.

Ajo thekson se institucionet vendore, përfshirë Ministrinë e Brendshme, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret, pavarësisht se janë paraqitur kallëzime penale dhe kërcënimet ndaj saj dhe punonjësve të Qytetit të Shkupit janë të dokumentuara.

Arsovska akuzon direkt ministrin e brendshëm për veprime të motivuara politikisht dhe e kritikon për mosveprim ndaj kërcënimeve të vazhdueshme që, sipas saj, rrezikojnë jetën e saj, të familjes dhe të punonjësve që po hetojnë rastet e paligjshme në komunën e Çairit.

“Kemi zbuluar 152 raste të falsifikimeve të legalizimeve, të mbështetura nga institucione shtetërore dhe persona të lidhur me Visar Ganiun. Prokuroria ka nisur hetimet, por ndërkohë kërcënimet dhe dhuna ndaj bashkëpunëtorëve të mi janë shtuar”, shkruan më tej ajo.

Në fund të letrës, kryetarja e Shkupit i bën thirrje BE-së që të veprojë urgjentisht për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të treguar se krimi dhe korrupsioni nuk do të tolerohen në një vend që aspiron integrimin evropian.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu