Çitaku për ndërhyjet e Albin Kurtit në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: E turpshme, e mjerë, e rrezikshme

Nënkryetarja e Partisë Demokartike e Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër për ndërhyjet e Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, në zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut, shkruan Periskopi.

Sipas saj, liderin e VV-së, kryeministrin aktual të Kosovës e pengon cdo gjë që lidhet me luftën e UÇK`së dhe liderët politik të saj. As më pak e as më shumë, se përçarje mes shqiptarëve e ka qaujtur ajo ndërhyrjen e Qeverisë së Kosovës, në zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut.

“E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar. Sec e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Regimi i plotë:

Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës.
Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte.
Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën.
Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre.
E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar.
Sec e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së.
E turpshme. E mjerë. E rrezikshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu