Çeta e profetëve të rremë!

Çeta e profetëve të rremë!

Para gjashtë muajve çeta e profetëve të rremë nga kampi VREDI, u zotuan dhe u betuan para shqiptarëve se pas gjashtë muajve qeveria e koalicionit do t’i miratoj ndryshimet kushtetuese si kusht për hapjen e negociatave me BE-në, për më tepër me këtë rast ata premtuan edhe fshirjen e nofkës së 20% që qëndron prej dy dekadash mbi kokat e shqiptarëve si shpatë e Demokleut.

Por, gjashtë muaj më pas asgjëkundi në horizont nuk duket drita e ndryshimit të madh ashtu siç deklamonte çeta e profetëve të rremë se do të sillte ndryshimin e madh.
Për ta arsyetuar tejkalimin e afatit të ndryshimeve kushtetuese dhe mospërmbushjen e premtimeve nga VREDI, vetë kryeparlamentari Gashi deklaroi së fundmi lidhur mbi këtë çështje se “nuk ka vullnet politik nga ana e VMRO-së dhe se pa VMRO-në nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese”!

Atëherë natyrshëm shtrohet pyetja; kujt t’i besojnë shqiptarët për këtë ndryshim të fjalorit politik, VREDI-t të djeshëm jashtë pushtetit apo VREDI-t të sotëm në pushtet që i ndërrojnë fjalët njëherë ashtu dhe një herë tjetër kështu?

Premieri Micko nga ana e tij që nga fillimi ka deklaruar se nuk pranon shantazh për ndryshimet kushtetuese dhe për më tepër nuk ka dhënë shenja që nëse një ditë do të ketë ndryshime kushtetuese, ai nuk i ka dhënë shpresa partnerëve të tij shqiptarë se do të shlyhet nofka e përdhosjes së identitetit gjuhësor që i referohet gjuhës shqipe në kushtetutë si gjuhë e 20%.

Brenda gjashtë muajve të bashkëqeverisjes dhe “ndërzimit” të vredistëve me komitët kanë ndodhur disa zhvillime për së prapthi që kanë ngjallur reagimin e qytetarëve shqiptarë siç është shfuqizimi i disa neneve të ligjit për gjuhët e pakicave, (ku maqedonishtja e kryekomitit Micko nuk bën pjesë brenda këtij ligji, ajo është gjuha e vetme e supremacisë së shtetit dhe e pushtetit) të parashikuar për muajin mars, kur do të konsultohen edhe njëherë me Komisionin e Venecias megjithse ata tashmë kanë dhënë një përgjigje se ky ligj i jep shumë të drejta pakicave …

Një tjetër skandal i vredistëve ishte shfuqizimi i balancuesit ku vredistët u zotuan se do të përpilojnë një ligj për pjesëmarrjen e barabartë të të gjitha komuniteteve në administratën shtetërore, gjë që deri më tani nuk është paraqitur as si propozim.

Një sfidë tjetër për vredistët e koalicionit është edhe ligji për “branitellët”, ku ata janë zotuar se nuk do të kaloj pa u futur brenda edhe veteranët e UÇK-së!
Mbetet për t’u parë nëse vredistët do ta mbajnë fjalën nëse nuk futen në një ligj të tillë edhe veteranët e UÇK-së.
Vallë, a do të tërhiqen vredistët nga koalicioni nëse miratohet ligji për “branitellët” dhe veteranët e UÇK-së ngelin në mëshirën e fatit apo do ta hanë turpin me bukë dhe do të heshtin për hir të pushtetit?

Së fundmi bëhet e ditur se Inspektoriati i Shtetëror i Tregut ka hequr gjuhën shqipe nga përdorimi edhe ashtu të përkufizuar në institucionet shtetërore.
Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga kampi VREDI për këtë shkelje të radhës ndaj gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Atëherë, a ishte ky ndryshimi që na reklamuan me shumë bujë megafonët e çetës së profetëve të rremë nga VREDI apo ishte loja e djallëzisë së tyre për pushtet?

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë”

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë” Hoxhë Bedri Lika ka reaguar ndaj atyre që shpesh thonë se imamët nuk duhet...

Mexhiti dhe Kasami në Strugë: për të ndarë përvojat e qeverisjes me Mendi Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, priti në shtabin e tij zgjedhor dy figura të njohura politike shqiptare në Maqedoninë e...

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga “Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm...

Trump miraton dërgimin e mbi 3 mijë raketave ERAM për Ukrainën

Quhet shpesh si “raketa tre-në-një” për shkak të aftësive të saj anti-ajrore, anti-raketë dhe anti-anije Administrata Trump ka miratuar këtë javë shitjen e 3 mijë...

Mexhiti akuzon ish pushtetin: Po hapim Deren e parkingut nëntoksor të Muzeut në Çarshi të mbyllur me dekada!

Izet Mexhiti: E hapëm derën e mbyllur për dekada të parkingut nëntokësor tek Muzeu, duke vënë në funksion një hapësirë të rëndësishme që do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu