Çdo muaj nga një tentativë për vetëvrasje tek adoleshentët!

Nga MPB thonë se gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, janë regjistruar gjithsej gjashtë tentativa për vetëvrasje të fëmijëve deri në 18 vjeç. Kjo do të thotë se në gjysmën e parë të vitit, çdo muaj ka pasur një tentativë për vetëvrasje të një fëmije

Besa IBRAIMI

Shkup, 15 shtator- Ritmi i shpejtë i jetës, largësia nga prindërit, realiteti i deformuar i rrjeteve sociale, bullizmi… janë sfida serioze me të cilat përballen të rinjtë si në botë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Përveç dhunës së bashkëmoshatarëve, ajo që është veçanërisht shqetësuese është fakti se disa të rinj po vendosin të vetëvriten. Çdo muaj, një tentativë për vetëvrasje nga një i mitur. Nga MPB thonë se gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, janë regjistruar gjithsej gjashtë tentativa për vetëvrasje të fëmijëve deri në 18 vjeç. Kjo do të thotë se në gjysmën e parë të vitit, çdo muaj ka pasur një tentativë për vetëvrasje të një fëmije. Arsyet për tentativa të tilla shpesh mbeten të panjohura, por psikologët besojnë se njohja e hershme e reagimit ndaj qëllimeve të tilla tek të rinjtë është e nevojshme, shkruan gazeta KOHA.

Më e tmerrshmja, brenda një muaji, dy nxënës të shkollës së mesme “Zef Lush Marku” u vetëvranë, ndërsa spekulohet për arsye të ndryshme, megjithëse të pajustifikueshme.

Psikilogët shprehet se faji është tek secili prej nesh dhe thekson rëndësinë e parandalimit. “Është e nevojshme të futet praktika e punëtorive të rregullta me tema të ndryshme në mënyrë që të rinjtë të ruajnë shëndetin e tyre mendor. Çfarë kuptimi ka nëse më thërrasin në shkollë kur fëmija ka bërë 15 mungesa të pajustifikuara. Pse nuk jam e informuar për dy të parat që të reagojmë me kohë. Të gjithë reagojmë disi vonë”, shprehen psikologët, ndërsa shtojnë se nëse i drejtohemi rrjeteve sociale, liria e fjalës po merr vrull.

“Sot, për fat të keq, ndjenja e vlerësimit të miqësisë po shuhet. Ata refuzojnë një mik që mbetet vetëm dhe asnjë nga fëmijët, madje as prindërit e tyre – nuk pyesin se si po ndjehet ai fëmijë. Ju e dini se jeta mendore është shumë komplekse dhe dinamike dhe ne duhet të kujdesemi për të si dhe për shëndetin tonë fizik”, theksoi Bilana Ivanovska, shefe e Katedrës së Psikologjisë në Universitetin e Shkupit. Ivanovska beson se ndihma nga psikologët dhe institucionet kompetente mund të kontribuojë në përmirësimin e zhvillimit psiko-emocional te fëmijët, veçanërisht te adoleshentët që po kalojnë një nga periudhat më të trazuara të jetës së tyre.

“Pra, secila nga institucionet kompetente, MPB, Arsimi, Qendrat për Çështje Sociale, Shëndetësia, dhe sigurisht prindërit dhe kujdestarët, secili në mënyrën e vet dhe me programin e vet, duhet të tregojnë se jeta është e bukur, një biçikletë, një libër, fitnes, dashuri për të gjithë, respekt për të gjithë, pa ndëshkime, ofendime dhe poshtërime”, thotë psikologia.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu