Bujar Osmani i përkushtohet karrierës profesionale, udhëton drejt Turqisë për t’iu bashkuar ekspertëve të njohur të mjekësisë!

Ish-ministri i jashtëm, Bujar Osmani së fundi i është përkushtuar karrierës së tij profesionale si specialist i mjekësisë në kirurgjinë digestive.

Ai ka njoftuar se në javët në vijim do të jetë pjesë e ekipit të njohur të ekspertëve në Spitalin Universitar Koç në Stamboll, një nga qendrat më të avancuara për kirurgji laparoskopike dhe robotike abdominale, përcjell INA.

“Në javët e ardhshme do të jem pjesë e ekipit të njohur të ekspertëve në Spitalin Universitar Koç, Stamboll, një nga qendrat më të avancuara në kirurgjinë laparoskopike dhe robotike të abdomenit.
Është një privilegj të jem pjesë e një ekspertize nga më të lartat botërore dhe ta sjell këtë përvojë në Klinikën Universitare të Kirurgjisë Digjestive në Shkup, për të ngritur më tej nivelin e trajtimit dhe inovacionit!“, ka njoftuar Osmani.

Osmani po vazhdon punën e tij të specialistit në Klinikën për Kirurgjinë Digjestive.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu